Vrasja e Devi Kasmit, shpallet
në kërkim Domart Konjari

Vrasja e Devi Kasmit, shpallet<br />në kërkim Domart Konjari<br>
TIRANE - Domart Konjari i liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale edhe pse rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg, është shpallur në kërkim për vrasjen e 42-vjeçarit Devi alias Defrim Kasmi, ngjarje e ndodhur natën e kaluar në kryeqytet. Shqiptarja.com ka siguruar edhe foton e viktimës i u qëllua me 9 plumba pasi doli nga apartamenti ku banonte në rrugën "Petro Cani" në kryeqytet.
devi kasmi
(Viktima Devi alias Defrim Kasmi)

 

 

 

 

 

 

Autori i dyshuar i krimi, Domart Konjari, i cili u arrestua në 2015, ka qenë i dyshuar për tetë vrasje në Shqipëri, Francë dhe disa vende të BE, si dhe për trafik të lëndëve narkotike, por Gjykata shqiptare e liroi me pretendimin se ishin shkelur procedurat. Prej dy vitesh Konjari është në kërkim ndërkombëtar pas mbledhjes së provave shtesë në ngarkim të tij. Franca reagoi ashpër dy vite më parë për lirimin e Konjarit, duke akuzuar drejtësinë shqiptare se lanë të lirë një të dënuar me 10 burg, për hetimin e të cilit autoritetet franceze thanë se kanë harxhuar miliona euro. 

Policia po heton edhe konfliktet e vjetra të bandave të Tiranës, pasi viktima njihej më parë edhe si mik i Franc Konomit, një nga të fortët e bandës së rrugës "Bardhyl" i vrarë në verë të vitit 2010 në një atentat pranë zonës së "9 katësheve" në kryeqytet.

plumbat kasmi
(Shenjat e plumbave te nje biznes ne vendin e ngjarjes)

Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se Kasmi kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa mësohet se atje ka tentuar dy herë të vrasë Domart Konjarin pas përplasjes për pazaret dhe zonat e tregtimit të kokainës. Kjo ka qenë pista kryesore e policisë për të zbardhur ngjarjen, ndërsa pas kontrolleve të ushtruara në banesën e Kasmit janë gjetur rreth 3 kg kokainë si dhe 100 gr LCD (drogë e fortë). Gjithashtu në banesë është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov e fshehur poshtë krevatit.

Fakti që iu gjetën dy pistoleta në brez, tregon se Devi Kasmi i ruhej një atentati të mundshëm. Dhe hakmarrja e Domart Konjarit nuk ka vonuar. 

domart konjari
(Autori i dyshuar Domart Konjari)

 

 

 

devi kasmi
(Lajmërimi i vdekjes së Devi alias Defrim Kasmi 42-vjeç)

Por edhe pse prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, Devi Kasmi, ka mundur të fitojë lirinë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milion lekë të vjetra. Në fundit të gjykimit, gjykata e Pogradecit e ka dënuar atë me 1 vit burg dhe 600 mijë lekë të vjetra gjobë për akuzën e mësipërme.

Pavarëisht këtij dënimi, Kasmi e ka apeluar në gjykatën e Apelit Korçë vendimin e dënimit, dhe se ka qënë pikërisht kjo gjykatë e cila ja ka pushuar çështjen për shkak të amnistisë së dhënë nga parlamenti.

 

kasmi
(Vendi ku u qëllua për vdekje Devi Kasmi)

[gallery]25435[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)