Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit Prendi, PD: Siguria ka rënë nga lidhja e krimit me qeverinë

Rendi dhe siguria në vend ka rënë për shkak të lidhjes së krimit me qeverinë thotë në reagim për vrasjet e fundit Partia Demokratike. Ministrat nuk japin dot dorëheqjen sipas PD sepse ata janë vartës të narkobanditëve.

Deklarata e koordinatores së departamenteve në PD, Silvi Bardhi:

Një 28 vjeçar është vrarë mbrëmë, duke e nisur një javë të re të përgjakur për kryeqytetin e Shqipërisë.

Një vrasje tipike mafioze, e cila mbyllet me makinën e djegur të autorëve, është tashmë një skenar tipik për Tiranën dhe Shqipërinë.

Ajo që Policia mund të na sigurojë nga këto ngjarje është vetëm komunikata, inicialet e të vrarëve, dhe fakti se autorët kanë ikur, si gjithmonë, në drejtim ta paditur.

Vrasja e Klajdi Prendit është e treta brenda një javë: një i ri 28 vjeçar, një nxënës 14 vjeçar dhe një biznesmen 52 vjeçar kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Të tria vrasjet i bashkon e njëjta gjë: klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i Policisë.

Partia Demokratike, duke i shprehur ngushëllimet familjes Prendi, siguron ata dhe të gjithë opinionin publik se një Memorandum i Rendit, Sigurisë dhe Jetës do të jetë pjesë e programit të saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

Kthimi i Sigurisë së Jetës dhe Rendit Publik brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, siç ka ndodhur edhe në vitin 2005, është një premtim që kryhet sepse është mbajtur edhe më parë nga Qeveria Berisha.

Përveç kësaj, ne nuk i ndërpresim përpjekjet për Komisionin parlamentar të së Vërtetës. Ne e dimë se pas vrasjeve mafioze dhe rendit të humbur, nuk qëndron kriminaliteti apo prirja drejt tij e njerëzve, por çiftimi i politikës me krimin.

Lehtësirat dhe partneriteti që narko-qeveria u siguron bandave, u jep atyre leje për të vrarë e prerë, për ta konsideruar Shqipërinë një territor që e ndajnë me qeverinë e Edi Ramës.

Bandat e mendojnë veten si parti bashkëqeverisëse në koalicion me Ramën. Ato kanë marrë timonin, duke i lënë Ramës tepsinë.

Vrasjet në Tiranë gjatë kësaj jave kanë autorë të ndryshëm, por pas tyre qëndrojnë Edi Rama dhe ministri Hoxha.

Njëri si kryeministri në qeverinë e të cilit ka një koordinator të bandave, dhe tjetri si i emëruar i këtyre bandave në krye të Ministrisë së Brendshme.

Jo për të ruajtur rendin dhe sigurinë, por për të sinjalizuar bandat kur shërbimet e huaja kryejnë aksione kundër tyre, në Europë apo Shqipëri.

T’i kërkosh dorëheqje një ministri si Ervin Hoxha është punë e kotë. Kjo, sepse institucioni i dorëheqjes u përket burrave dhe grave me ndërgjegje, jo vartësve të narkobanditëve.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/11/2024 02:34

    Kjo Silvi Bardhi ngjan me cassowary,nje lloj zogu jo fluturues i afert me strucin dhe emun.Po te shikoni imazhet e t'i krahasoni do te shikoni ngjashmerine.

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 19/11/2024 17:57

    O palaço e partis wc pd po kush i shpērndau Armut? A i shpērndau shefi juaj komonist hajduti kriminel Sali Bajga apo s'quhet o palaço femēr. Partia juaj ēshtē parti anti Shqiptare.

    Përgjigju
  • populli: 19/11/2024 17:18

    ci lidhje ka qeveria me kete ngjarje moje vunderin qe vdisni pere nje cike karrige po ata prindrit keshtu i edukojne femejet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim