Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, emrat e 3 të arrestuarve! Zbardhet dëshmia e autorit: Bërtiste 'Vritini të gjithë!'

Itali- Vijojnë hetimet për të zbardhur motivet që fshihen pas vrasjes së Dritan Idrizit dhe plagosjen e 4 të tjerëve në qytetin  Talluvia të Italisë, mbrëmjen e 7 Gushtit.

Të arrestuar deri tani janë: Artur Cerria, autori i vrasjes së 38 vjeçarit, dhe Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe Admir Shoshari, 54 vjeç, daja i viktimës, banues në San Giovanni në Marignano, mekanik në Cattabrighe.

Cerria, foto e të cilit është bërë publike, punonte si murator-marangoz dhe njëkohësisht si shitës me pakicë.

Çekiçë, shkopinj dhe hekura
Media italiane ka zbuluar se Dritan Idrizi dhe 2 miqtë e tij, me lidhje farefisnore mes tyre, Quedari dhe Shoshari, kishin shkuar tek shtëpia ferme në Strada San Giovanni në Marignano, në periferi të Tavullia, ku jetonte Artur Cerria me gruan dhe djalin e tij. Shkak ishte marrja e shumës prej 5 mijë euro që viktima pretendonte se i detyrohej Cerria. 

Por ky i fundit ka refuzuar të paguajë dhe më pas kjo vijoi më pas me përleshje jashtë shtëpisë. Cerria u godit godit me një çekiç në qafë dhe në atë moment është mbrojtur duke e qëlluar me thikë Dritan Idrizin. Të gjithë ishin të pranishëm në momentin e sulmit dhe po të gjithë përfunduan në urgjencën e spitalit Pesaro.  

Dëshmia
Në dëshminë e tij autori Cerria u tha hetuesve se kishte dëgjuar gjatë përleshjes të thuhet: Vritini të gjithë!   Më pas është thirrur policia, ndërsa agresohet ishin larguar duke marrë me vete dhe Dritan Idrizin. 38 vjeçari është dërguar në spitalin e Cattolica ku ka mbërritur i vdekur. Mjekët thanë se i riu kishte shkuar me tre plagë me thikë: një në zemër, një në shpretkë dhe tjetrën në gjoks dhe se kishte humbur shumë gjak, çka i kishte shkaktuar edhe shok hemorragjik.

Çfarë fshihet pas? 
Pista e parë e hetimit është ajo e një shumë prej 5 mijë eurosh për një punë e kryer në ndërtim por pistat e hetimit janë zgjeruar. Mediat italiane shkruajnë se marrëdhëniet mes dy familjeve kanë qenë të tensionuara prej disa kohësh. Mosmarrëveshjet datojnë disa vite më parë prandaj veç personave që kanë qenë të pranishëm në sulm do të merren në pyetje dhe familjarë të tjerë të Cerrisë dhe një shok i tij, i cili po hetohej për trafik droge në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pikërisht në banesën e Cerrisë.

Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe anëtarë të familjes së Idrizit dhe ish gruan e tij. Gjithashtu kanë ushtruar kontroll në banesë dhe në një autoveturë tip Audi A6 e zezë, e parkuar para shtëpisë.

Artur Cerria  akuzohet për vrasje dhe do të mbrohet në gjykatë nga avokati Matteo Mattioli, ndërsa dy të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë dhe mbrohen nga avokati Massimiliano Orrù

 “Kontekste të dhunshme dhe të rrezikshme, me dinamikë kriminale, hakmarrje dhe fraksione shumë specifike që janë alarmante”, ishte komenti i kryeprokurores së Pesaros, Maria Letizia Fucci, e cila po heton vrasjen që tronditi Tavullian mbrëmjen e së mërkurës.

Precedentët për drogë dhe një pistë e dyshuar
Të gjithë të implikuarit në përleshje, përfshirë edhe viktimën, kanë një histori të trafikut të drogës. Vetë viktima gjithashtu është ndaluar dhe hetuar për shitje droge në Itali, gjatë vitit 2019. Ai ishte në masë arresti shtëpiak, të cilën e kishte thyer gjatë fillimit të këtij viti. Më 5 janar 2024, policia shqiptare e ndaloi Dritan Idrizin për llogari të vendit fqinj, pasi ishte në kërkim për thyerjen e masës së arrestit, mbi çështjen e mëparshme të drogës. Por pas disa ditësh paraburgimi masa u lehtësua dhe u la të ndiqej në gjendje të lirë, të kthehej në Itali për të vijuar procedimin me masën e mëparshme.

Dritan Idrizi banonte në Riccione të Italisë, ishte i divorcuar dhe babai i një vajze të mitur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, dëshmia e autorit të arrestuar: Na sulmoi, mbrojtja gruan dhe djalin! Nuk e dija që e kisha vrarë

1723184095_Sequence01.00563517.Still167.jpg

Foto: Viktima, Dritan Idrizi

Autori i vrasjes së Dritan Idrizit më 7 gusht në  periferi të Tavullias të Italisë ka pranuar krimin dhe ka pranuar dhe të bashkëpunojnë me hetuesit. Shqiptari Dritan Idrizi, kishte shkuar me dy miq të tij tek shtëpia fermë në periferi të Tavullias ku jetonte Artur Cerria me gruan dhe djalin e tij.

Në dëshminë e tij, Cërria ai ka thënë se kishte qenë djali 18 vjeç që e kishte marrë në telefon për ti thënë se disa persona po e prisnin jashtë banesës.

Gruaja e tij është përpjekur t'i qetësojë  por është goditur nga një shkop. Në momentin që ka mbërritur, Arturi ka parë Idrizin që nxirrte diçka nga rripi i pantallonave. Ishte një çekiç, por mendoi se ishte armë, kështu mori thikën dhe e goditi.

Vetë Cërria është goditur me çekiç mes shpatullës dhe qafës e pjesës së pasme të kokës. Edhe djali që është përpjekur për të mbrojtur të ëmën ka marrë goditje. I mbuluar nga gjaku dhe i frikësuar për veten dhe të gjithë familjen ka lajmëruar policinë. Ka dëgjuar të thonë ‘Vritini të gjithë’.

Thirrja e policisë dhe plagët që kishte marrë Idrizi kishin detyruar agresorët të largoheshin. Përveç Artur Cerrisë që është tashmë i arrestuar si autor kryesor, në pranga përfunduan edhe dy miqtë e viktimës, që nisën sherrin në fermë, Gili Quedari, 28 vjeç, dhe Admir Shoshari, 54 vjeç.

Të tre prite të dalin në gjykatë të hënën, ndërsa sot do të bëhet autopsia viktimës.

Klienti im thotë se kishte drejtuar goditjet drejt barkut por pa ditur se e kishte vrarë. Mbrojti familjen dhe veten nga një sulm brutal. Jemi në kushte te vetëmbrojtjes’ thotë avokati i Cerrisë, Matteo Mattioli, shkruan Corriere Adriatiko 

 Shkak ishte marrja e shumës prej 5 mijë euro që viktima pretendonte se i detyrohej Cerria, të cilën refuzonte ta paguajë dhe kjo vijoi më pas me përleshje jashtë shtëpisë.  Ndërkohë policia po heton dhe pista të tjera.  

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zakarel: 10/08/2024 15:33

    Kapini dhe te dashurat ketyre

    Përgjigju
  • Besi: 10/08/2024 12:32

    Beni si gango edhe merrni nje mal me dhe siper ne varr.Thirrni mendjes o rini ska jetgjatsi me thika e arme. Po ju fute asaj rruge e ke te prere bileten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja