Vrasja e Dritan Lamajt, shtyhet
gjyqi ndaj Arben Frrokut në Apel 

TIRANË - Gjykata e Apelit shtyn për në 12 qershor gjyqin ndaj Arben Ferrokut. Seanca u shty me kërkesë të avokatëve të Frrokut të cilët kanë dorëzuar një raport mjekësor për klientin e tyre.

Prokurori kërkon në Gjykatën e Apelit fajësimin e Frrokut për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar kur ka deklaruar të pafajshëm të dyshuarin Arben Frroku për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të kryekomisarit Dritan Lamaj.

Sipas organit të akuzës, Shkalla e Parë ka gabuar në vlerësimin e dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, Arben Ndoka.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!