Pas krimit të dyfishtë në Korçë ku burri vrau gruan e më pas edhe veten, për shkak se ishte i droguar, ka folur babai i vajzës i cili ka thënë se e bija punonte për të mbajtur familjen ndërkohë që ndonëse burri i saj nuk punonte ajo nuk pranonte që të divorcohej.

Sipas tij, të dy kishin qenë vetëm një ditë më parë në shtëpinë e tij dhe nuk kishin shfaqur ndonjë shqetësim.

Emin Koçobelli thotë se, kjo është një ngjarje e rëndë dhe se jeta e tij tashmë nuk ka më kuptim.

Jam i tronditur. Ështe një ngjarje e rëndë. Një ditë më parë ishin në shtëpinë time dhe nuk mu dukën të shqetësuar. Sot mora vesh ngjarjen dhe jam i coptuar. E kam rritur vajzën me mundime. Dhëndri më mori jetën e vajzës. Kishte qenë i dënuar por vajza nuk pranonte të divorochej. Ishin në gjendje të keqe financiare. Vajza ime punonte për të mbajtur familjen ai jo. Pas kësaj jeta ime mori fund” tha ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)