Sipas policisë autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh ka qenë i dehur. Pas debatit në banesë, ai ka marrë thikën duke goditur fillimisht gruan më pas motrën e saj për vdekje, ndërkohë që është arrestuar menjëherë. “Gazment Musta u arrestua pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend” njofton policia.
Lajmi kryesor: