Vrasja e dyfishtë në Roskovec, sot jepet masa për autorin e dyshuar dhe 2 djemtë e tij të arrestuar! Nën akuzë edhe dy të moshuar, ja kur mbahet seanca

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, sot jepet masa për autorin e dyshuar dhe 2 djemtë e tij të arrestuar! Nën akuzë edhe dy të moshuar, ja kur mbahet seanca

Viktimat dhe autori i dyshuar i krimit

Fier- Prokuroria e Fierit dërgon në Gjykatë aktet e dosjes për masën e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve, babait dhe dy djemve të tij, si dhe dy të moshuarve që ndiqen në gjendje të lirë, për vrasjen e dyfishtë të Kurjanit në Roskovec, e ndodhur pasditen e së martës së 10 Shtatorit.

Seanca është caktuar të mbahet në orën 14:00 me dyer të mbyllura, nëse nuk ka zhvillime apo faktorë të tjerë, që mund të ndryshojnë rrjedhën e saj.

Dosja ndodhet në dorën e gjyqtares së gatshme Gladiola Bregu dhe përfaqësohet prej akuzës nga prokurorja Elona Gixhari, e cila ka kërkuar tre masa me “arrest në burg” për të ndaluarit.

Altin Kuka, 49 vjeç, akuzohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, po të ndaluar, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Pas krimit Kukaj u vetëdorëzua, kurse fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 Shtator), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin.

Nën akuzë për ngjarjen janë babai 76-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 75-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët.

Vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan - 10 shtator 2024:
Viktimat dy vëllezër:
-Lavdimir Kurtaj 46 vjeç
-Gramos Kurtaj 52 vjeç 
Të arrestuarit:
-Altin Kuka, 49 vjeç, autor i dyshuar
-Ervis Kuka, 21 vjeç, djali i autorit
-Emaurisio Kuka, 18 vjeç, djali i autorit

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pamje të pazakonta, dimri vjen shumë herët në Itali, dëborë në Shtator! Zbardhen alpet në Trentino dhe majën e Marmoladës

Pamje të pazakonta, dimri vjen shumë herët në Itali, dëborë në Shtator! Zbardhen alpet në Trentino dhe majën e Marmoladës