VLORE - Dëshmi tronditëse vijnë nga qyteti i Vlorës për vrasjen e dyfishtë të ndodhur mesditën e djeshme. Në ambientet e policisë Ervis Lulushi, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dyfishtë, të ish-të dashurës së tij dhe kushëririt të saj. 

Ervis Lulushi 27 vjeç, i arrestuar në flagrancë nga policia vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit dëshmon në polici se ai ka shkuar të kërkojë 21 vjeçaren për të biseduar pasi kërkonte sqarime për lidhjen e tyre të ndërprerë prej një viti, që nga momenti kur Paola Bisha kishte shkuar me studime në Gjermani. Sipas dëshmisë së Ervis Lulushit, është ngritur kushëriri i saj Paridi për ta ndaluar duke i thënë se ai muhabet është mbyllur.

27 vjecari dëshmon se ai nuk mban mend se cfarë ka ndodhur më pas, por dëshmitarët në ngjarje kanë deklaruar se ky ka qenë momenti kur Lulushi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar vajzën me dy plumba në kokë. Më pas Henrik Merkaj i cili shoqëronte autorin ka tentuar t’i heqë nga duart armën e krimit, por 27 vjecari e ka goditur me tytën e pistoletës dhe është kthyer e ka qëlluar me plumb në sy Parid Veliaj. I plagosur ka mbetur edhe Gerti Arapi 28 vjeç banues në Berat, i cili shumë shpejt do të fejohej me motrën e 21-vjeçares.

Ndërsa nga ana e të afërmve dhe shoqeve të motrës së 21 vjeçares insistohet se mes dy te rinjve nuk ka pasur asnjëherë lidhje. Dy të rinjë kanë afër shtëpitë e tyre në qytetin e Vlorës. 

Gjithashtu mësohet nga të afërmit se Paola Bisha jetonte prej dy vitesh në Gjermani ku kryente studimet e larta dhe kishte ardhur për pushime. Familjarët dhe motra e saj Ina e kishin pritur me padurim ardhjen e saj, gëzim i cili u kthye në fatkeqësi. 

Gjithcka ka ndodhur në një pasticeri pranë Shkollës së Marinës në Vlorë, ku Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Veliaj ishin duke pire kafe së bashku me bashkëshorten e vikitmës Luljeta Veliaj, vajzën 4 vjece të viktimës dhe Ina Bisha motra e 21 vjecares. 

Vajza 4 vjeçe e cila ka parë gjithçka me sytë e saj, e tronditur dhe e shokuar u thotë familjarëve se babain ia kanë vrarë fishekzjarret, ndërsa bashkëshorja e Parid Veliaj mund te thotë vetëm se: Ma vranë para syve!. 

Policia e Vlores ka ndaluar Henrik Merkaj, i cili shoqëronte autorin gjate kohës së krimit, është oficer i Forcave të Armatosura në Repartin 1030 ne Poshnjë të Beratit. Ky i fundit është arrestuar nga policia e Vlorës për moskallëzim të krimit. 

Po ashtu i shoqëruar në Policinë e Vlorës është edhe Arlind Lulushaj, djali i xhaxhait të autorit të krimit, i cili ka qenë i dënuar për lëndë narkotike dhe vuante dënimin në burgun e Lushnjes dhe është liruar në 21 janar 2014. 

Ndërkohë ceremonia mortore për dy viktimat e ekzekutuara u bë në orën 15:00 të ditës së sotme ku shumë familjarë, shokë, miq dhe të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit 21 vjeçaren Paola Bisha.

Paola Bishaj parid velaj
(Në foto: Dy viktimat e vrasjes në Vlorë Parid Vela dhe Paola Bishaj)

funerali
funerali
(Në foto: Ceremonia mortore e 21 vjeçares Paola Bisha)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)