VLORE- Policia pritet të hedhë dritë mbi atentatin e një nate më parë në Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri kallashnikov në ambientet e një lokali, kreu i OSHEE, Roland Saliu dhe pronari i një televizioni privat, Mirvjen Hyseni.
Dyshimet e para flasin për larje hesapesh pasi atentati ka qenë i mirëorganizuar. Autori, rreth 35-vjeç, pasi zbrazi armën te ambientet e "Hotel Vlora", në pronësi të Hysenit, ka dalë jashtë Vlorës, duke djegur makinën pranë fshatit Panaja.
Report Tv ka mësuar se mjeti i përdor në këtë krim është BMW 320 me targë AA 348 PC në pronësi të shtetasit Ilirjan.C i cili është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.
Nga hetimet rezulton se në krim kanë marrë pjesë 3 persona, të cilët dyshohet se kanë lëvizur bashkë në mjetin tip BMW ngjyrë argjend me xhama të zi.
Saliu humb jetën në vend mes plumbave, ndërsa Hyseni njëherazi dhe pronar i "Vlora Channel" ka humbur jetën pak çaste pasi ka mbërritur në spital.
Në momentin e atentatit, Saliu sapo ishte ngritur nga lokali dhe ishte duke u larguar, por në atë moment ai ka qenë i pari i cili është qëlluar nga atentatorët.
Sipas organit të hetuesisë Saliu ka penguar shënjestrën, në atë moment dhe atentatorët fillimisht kanë qëlluar atë dhe më pas shënjestrën e tyre Mirvjen Hysenin.
Vajza që shpëtoi, e bija e biznesmenit që u vra
Dëshmitare në këtë ngjarje ka qenë një vajzë e mitur e cila ka shpëtuar fatmirësisht mes plumbave të autorëve.
Mësohet se vajza është e bija e biznesmenit Hyseni, e cila në momentin e atentatit ka qenë duke luajtur me biçikletë pranë tavolinës ku ndodhej i ati i saj.
Ajo ka parë të gjithë skenën e tmerrshme ku breshëritë e armës automatike u zbrazën mbi tavolinën ku ndodheshin dy viktimat Saliu dhe Hyseni.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar të gjithë momentin e ngjarjes, ndërsa pamjet filmike janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
[gallery]22435[/gallery]
15 persona të shoqëruar nga policia
Rreth 20 persona janë shoqëruar në polici për vrasjen e dyfishtë në Vlorë.
Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë biznesmeni i njohur në Vlorë, Hyseni, ndërsa kreu i OSHEE është vrarë aksidentalisht.
Hyseni ka lidhje gjaku me një nga anëtarët e bandës së Çoles, megjithatë policia po heton dhe për të shkuarën e tij e cila mund të ndihmojë në zbërthimin e dinamikës së kësaj ngjarje.
Autori i pamaskuar dhe i armatosur me kallashnikov
Autori që ka qëlluar në drejtim të lokalit në Vlorë ku ndodheshin të ulur në një tavolinë Roland Saliu dhe Mirvjen Hyseni, ka qenë i vershur sportiv, i pamaskuar, ndërsa ka pasur vetëm një kapele në kokë.
Ai ka qenë i armatosur me një armë kallashnikov të cilën e ka zbrazur në momentin kur i është afruar tavolinës ku ndodheshin dy viktimat. Autori rreth 35-vjeç, sipas burimeve të policisë, ka zbritur nga një automjet përballë ambienteve të jashtme të lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të Saliut dhe Hysenit.
Pas atenatit të përgjakshëm, duke i lënë të vdekur të dy, autori largohet sërish me makinë duke përfituar edhe nga paniku i krijuar në ato çaste.
Atentati në Vlorë, lidhja e Hysenit me viktimën e masakrës së 'Coles'
Pista kryesore e vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Vlorë është ajo e larjes së hesapeve.
Kjo për faktin se Mirvjen Hyseni është i afërm i një prej viktimave të vrasjes së trefishtë që ndodhi në 2015 në lagjen "Cole" të qytetit bregdetar.
Burime nga Policia e Shtetit thonë se Mirvjen Hyseni është i afërm i Haki Rakipit, cili mbeti i vrarë nga kjo masakër.
Në atentatin e prillit të 2015 në ambientet e një pike bastesh, mbetën të vrarë Albi Limaj, Ardi Veliaj e Haki Rakipi.
Policia dyshon se Mirvjen Hyseni ka pasur konflikte me grupe kriminale që mund të kenë lidhje edhe me masakrën e Coles.
Deri në këto moment Policia po heton edhe pistën e hakmarrjes.
Vritet në atentat pronari i një TV vlonjat dhe kreu i OSHEE
Atentat në zemër të Vlorës, vritet më plumba kallashnikovi pronari i një televizioni lokal të Vlorës, ndërsa viktimë e plumbave duke vdekur në vend mbetet dhe drejtori i OSHEE të Vlorës.
Ngjarja ndodhi në Sheshin e Flamurit kur nje person qe zbriti nga një makine tip BMË me targa AA 348 PC ka qëlluar në drejtim të 'Hotel Vlora', pronë e Erven Hysenit.
Si pasojë kanë mbetur të vrarë drejtori i OSHEE të qytetit të Vlorës Roland Saliu dhe pronari i 'Hotel Vlora', shtetasi Erven Hyseni. Ky i fundit rezulton dhe pronar i televizionit lokal, 'Vlora Channel'.
Gazetari Armand Xhelili, ben te ditur se, nga hetimet paraprake flitet se shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizionit lokal, “Vlora Channel’, kurse drejtori i OSHEE ka mbetur i vrare aksidentalisht.
Dyshimet e para flasin per larje hesapesh pasi atentati ka qene i mireorganizuar. Autori pasi zbrazi armen te 'Sheshi i Flamurit' ka dale jashte Vlores, duke djegur makinen prane fshatit Panaja.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur dhe një kamarier.
Krimi ndodhi në një orë kur në zonën e Sheshit të Flamurit ka lëvizje masive të qytetarëve, pasi shëtisin buzë bregut të detit.
Pas të shtënave me armë, qytetarët janë larguar me shpejtësi duke ruajtur veten nga plumbat që vërshonin ngado.
Report Tv një ditë më pas në vendin e ngjarjes
/Shqiptarja.com

FOTO