Vrasja e Edmond Papës dhe strehimi i atentatorit Bode, Apeli i Tiranës lë në burg Adriatik dhe Julian Kalemin (DOKUMENTI)

Vrasja e Edmond Papës dhe strehimi i atentatorit Bode, Apeli i Tiranës lë në burg Adriatik dhe Julian Kalemin (DOKUMENTI)

Edmond Papa, i vrarë dhe Andrew Bode, i akuzuar si autor

Tiranë- Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për të dyshuarit e ndaluar nga Policia e Gjirokastrës, Adriatik (Andrea) Kalemi dhe Julian Kalemi, të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe strehimin e përkrahjen e të kërkuarit Andrew Bode (i arrestuar bashkë me ta më 28 Gusht), ky i fundit nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa dy vite më parë (2022).

Adriatik Kalemi u kap edhe me 45 mijë euro cash, si dhe arsenal armatimi, teksa dyshohej se po përgatiste hakmarrjen për vrasjen e babait të tij. Shkalla e Parë Gjirokastër kishte dhënë masat arrest me bug dhe sot (4 Tetor) ato u lanë në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.

Në përfundim të gjykimit, trupa gjykuese e kryesuar nga Arta Duka, vendosi miratimet e dy masave për të dyshuarit, teksa ata kishin bërë ankimim dhe kërkonin ndryshimin dhe zbutjen.

Ndalimet u kryen në fund të muajit gusht, pas informacioneve operative se i kërkuari Bode po përkrahej. Ai akuzohej për kryerjen e veprave penale “vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Adriatik Kalemi akuzohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, sipas Neneve 278/3 dhe 4, 280 dhe 287/1.

Kurse Julian Kalemi akuzohet për kryerjen e veprës penale “përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal. Më 29 Gusht të këtij viti, Gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë masën e arrestit me burg për të dy, por vendimi u ankimua.

Një tjetër emër i njohur i botës së krimit që ra në pranga të operacionit të ‘RENEA’-s të koduar ‘Plani’, më 28 Gusht 2024, ishte dhe Adriatik Kalemi (Andrea), babai i të cilit Shyqyri Kalemi u vra rreth në muajin korrik, në një atentat mafioz në Memaliaj, ku humbi jetën edhe kamerieri i lokalit Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela, kurse i plagosur mbeti Artur Kalemi, xhaxhai i tij. Motiv i atentatit u dyshua hakmarrja për sagën me të paktën 7 të vrarë deri tani.

Në banesën e 52-vjeçarit Kalemi, forca të policisë gjetën edhe një arsenal armësh dhe një shumë prej rreth 45 mijë eurosh. Më shumë gjasë, Andrea Kalemi, (që njihet edhe si Adriatik) po përgatiste hakmarrjen ndaj vrasjes ende të pa zbardhur të të atit dhe plagosjes së xhaxhait të tij mbrëmjen e 20 Korrikut. Kalemi u ka shpëtuar disa sulmeve, në Tiranë e në Greqi.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Vlora nën ujë, shiu përmbyt rrugët kryesore! Makinat mes për mes ujit, polici rrugor i orienton! E përmbytur dhe rruga lidhese e e autostradës me Transballkaniken

Moti i keq/ Vlora nën ujë, shiu përmbyt rrugët kryesore! Makinat mes për mes ujit, polici rrugor i orienton! E përmbytur dhe rruga lidhese e e autostradës me Transballkaniken