Në pritje të arrestimit të Salianjit/ Përplasja e re mazhorancë-opozitë për Këshillin e Mandateve, 2 mënyrat si do veprohet! Tabaku shtyn mbledhjen e Integrimit

Në pritje të arrestimit të Salianjit/ Përplasja e re mazhorancë-opozitë për Këshillin e Mandateve, 2 mënyrat si do veprohet! Tabaku shtyn mbledhjen e Integrimit

Parlamenti i Shqipërisë

Teksa nga momenti në moment Prokuroria e Tiranës pritet të ekzekutojë vendimin e dënimit me formë të prerë të deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit burgim për kallëzim të rremë, i lënë dje në fuqi nga Gjykata e Apelit, për dosjen “Babale”, kampet politike janë përfshirë në konflikt ligjor dhe juridik.

Grupi Parlamentar i PD-së iu drejtua kryeparlamentares Elisa Spiropali me kërkesë për të mbledhur sot me urgjencë (27 Shtator) Këshillin e Mandateve në Kuvend.

Por kjo kërkesë nuk ka marrë ende përgjigje zyrtare dhe burimet thonë nuk do thirret Këshilli i Mandateve, duke ndjekur precedentin me Arben Ahmetajn, që pasi mungoi 6 muaj në Parlament, u njoftua se humbet mandatin.

Mazhoranca pretendon se meqë është vendim i formës së prerë, deputeti e humbet automatikisht mandatin dhe s’ka nevojë për mbledhje të Këshillit të Mandateve.

Por PD mendon ndryshe, duke e cilësuar antikushtetues arrestimin e deputetit Salianji, pa u mbledhur Këshilli dhe pa autorizim të Kuvendit.

Këto janë dhe dy mënyrat se si mund të veprohet për rastin e Salianjit dhe duket se mazhoranca ka refuzuar që të mblidhet ky këshill.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, raportoi sot se shkresa e Prokuroisë në Kuvend pritej të mbërrinte nga momenti në moment. Gjithashtu nuk kishte reagim zyrtar nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali për kërkesën e PD-së dhe çështjen në fjalë.

Por sipas procedurës, ditën e hënë, gjatë seancës, kryeparlamentarja pritet të lexojë nenet e Kushtetutës dhe të njoftojë se Salianji ka humbur mandatin, sepse vendimi i Gjykatës është i formës së prerë.

Nga ana tjetër, Komisioni i Integrimit ka shtyrë në mënyrë të papritur mbledhjen e parashikuar për sot, me vendim të kryetares Jorida Tabaku, e cila do lexonte një dokument të rëndësishëm që kërkohej edhe nga BE-ja për procesin e integrimit.

Shkak i shtyrjes mendohet se janë bërë zhvillimet e fundit, pas dënimit të Salianjit dhe vendimmarrjet e forumeve të PD-së, duke ndryshuar edhe strategjinë politike ndaj mazhorancës, teksa më 6 Tetor ka paralajmëruar protestën e radhës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 27/09/2024 14:50

    Vetes do ja bëjn më keq do përfundojnë. Për lesh bubi do shkojnë bashkë me salushen. Të shkojnë mor injorantët kanë ngen njerzit të shkojnë pas këtyre maskarenjve.

    Përgjigju
  • XXX: 27/09/2024 13:38

    Na keni ca rakun me salianjin, po ne birg te vej legeni mos i duket vetja gje i paprekshem?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%