Vrasja e Edmond Papës, prokuroria kërkon ‘burg në mungesë’ për Andrew Bode! Pas vendimit gjykatës shpallet në kërkim ndërkombëtar

Arrest me burg në mungesë kërkon Prokuroria e Tiranës ndaj Andrew (Edvin) Bode, i dyshuari si një nga autorët që morën pjesë në ekzekutimin e Edmond Papës. Togat e zeza pritet të vlerësojnë kërkesën e organit të akuzës dhe të vendosin nëse do të përcaktojnë të njëjtën masë apo jo. Bode rezulton se ligjërisht nuk ka dalë nga territori shqiptar nga të dhënat e TIMS, ndërsa ka dyshime të forta të jetë larguar nga Shqipëria ilegalisht. 

Sipas mediave 44-vjeçari u pajis me pasaportë të re vetëm 1 ditë përpara se të shpallej në kërkim. Ai ka aplikuar për pasaportë në vendin e lindjes së tij, në Berat më 29 Dhjetor, 13 ditë pas vrasjes që kreu në zonën e Selitës.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i Papës, e provuar sipas saj nga pamjet filmike dhe qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja. 44-vjeçari rezulton me precedent penal për drogë, por i pa dënuar me vendim të formës së prerë. Bashkë me Albano Velon, të njohur si të afërt të Aleksandër Sadikajt që u ekzekutua me tritol në rrugën Tiranë-Elbasan, dyshohet të kenë organizuar dhe kryer vrasjen e Papës në shenjë hakmarrje. Hetuesit dyshojnë se ky i fundit ka gisht në ekzekutimin mafioz të disa muajve më parë dhe shkak mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës.

Deri më tani Bode ka qenë në kërkim policor, ndërsa nëse togat e zeza pranojnë kërkesën e prokurorisë për arrest me burg, automatikisht ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Përmes Interpolit emri dhe foto e tij proceduralisht u dërgohet agjencive dhe partnerve të cilat vihen në dijeni të vendimit të Gjykatës shqiptare për këtë shtetas. Dilaver Velo, babai i Albano Velos që ndodhet prapa hekurave, po hetohet gjithashtu. Polici i komisariatit nr 4 në Tiranë, i pezulluar nga detyra, po verifikohet nëse e ka ndihmuar të birin apo nëse ka pasur dijeni për veprimet e tij. Ai ka pohuar para hetuesve se nuk ka pasur dijeni për implikimin e të birit në ngjarjen e rëndë.

Vrasja e Edmond Papës është zbardhur nga policia dhe 6 muaj i janë dashur Albano Velos, djalit të efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022. 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet është vënë në pranga në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. Ai kishte monitoruar lëvizjet e tij dhe duket se ka pritur që të vijë në Shqipëri për ta vrarë në bashkëpunim me 44-vjeçarin  Andrew Bode.   Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën dhe ditën e ngjarjes kur sapo ishin kthyer nga jugu arritën realizimin e krimit pranë një lokali në Selitë.

Hetuesit dyshojnë se vrasja e Papës të jetë bërë për hakmarrje, teksa e lidhin atë me ekzekutimin e Sadikajt. Policia është e rezervuar në dhënien e detajeve, por mendohet se po punohet ngushtë për zbardhjen e vrasjes së Sadikajt, e mbetur e pazbardhur edhe pas më shumë se gjashtë muajsh. Një tjetër pistë e dyshuar për vrasjen e Papës është raportuar larja e hesapeve për një sasi prej 700 kg kanabis që solli edhe ekzekutimin e 2 shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë. Urdhri dyshohet se u dha nga Klodian Lekocaj, i burgosur në Greqi. Por pas lidhjes së Sadikajt me autorin e vrasjes së Papës, kjo pistë mund të rrëzohet. 

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.  Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja