Vrasja e Eduart Reçit/ Policia kthehet në vendin e krimit! Prova për të zbuluar nga qëlluan autorët! Biznesmeni i ndërtimit mund të jetë vrarë me armë sportive

Tirane-  Policia e Tiranës u rikthye sërish në vendin e ngjarjes në rrugën “Gjeneral Nikols”, përballë fakultetit të Histori-Filologjisë, ku me një tek plumb u ekzekutua biznesmeni Eduart Reçi mbrëmjen e 13 nëntorit. Kësaj here synimi ishte bërja e një eksperimenti që u la si detyrë nga organi i akuzës, për të kuptuar se ku ishte vendosur atentatori për të qëlluar për vdekje Reçin.

Nga verifikimet paraprake të matjeve të eksperimentit të kryer mbrëmjen e së premtes, agresori mund të ketë qenë në një pallat të vjetër me tulla të kuqe që nuk është shumë larg shtëpisë dhe sheshit ku u qëllua. Matja tregoi se vrasësi nuk ka qenë në tarracë, por në katet më të ulëta të kësaj godine. Gjatë të shtunës, pritet që grupi hetimor të kryejë sërish eksperimente të tjera, pasi ka akoma paqartësi. 

Arma e përdorur në vrasje dyshohet të jetë pistoletë sportive e llojeve të reja, ndërsa po pritet ekspertiza e predhës për ta vërtetuar. Predha është e një kalibri të vogël, 5.65 mm, e gjatë dhe e hollë, struktura e së cilës ka ndihmuar të kaloj tej për tej në kokën e viktimës. 

Kur kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja e rëndë, vrasja e Eduart Reçit vijon të jetë mister për policinë, organizuar dhe ekzekutuar nga profesionist të një niveli të lartë, për të cilët akoma nuk ka asnjë gjurmë, pamje apo prova. Edhe pas kaq ditësh, hetuesit po kontrollojë me detaje pamjet e kamerave në zonë, por asgjë e dyshimtë nuk ka rezultuar, të paktën deri tani. Eduart Reçi, profilizohet si natyrë konfliktuale, çfarë ia vështirëson punën hetuesve, duke hapur kështu disa pista, nga pronat, biznesi dhe konflikte sporadike me njerëz të tjerë.

Ai ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra pa u kuptuar. Gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se u rrëzua nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që në atë moment shpërthyen, por jo një plumb. Fishekzjarrët mendohet se u përdorën si kamuflim në krim. Në 2015-ën biznesmeni ka bërë një kallëzim në polici për probleme pronash, i cili më vonë raportohet se është pushuar me vendim të prokurorisë.

Atentati 

Biznesmeni Eduart Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nentor 2024) poshtë pallatit ku jeton, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.  Para se ta qëllonin për vdekje me tek plumb në shtëpinë e tij pranë pallatit të vetëm që 52-vjeçari ndërtoi në Tiranë, autorët dyshohet se hodhën fishekzjarrë për të kamufluar zhurmën e armës. Ende pa asnjë gjurmë të autorëve, hetuesit dyshojnë se pas krimit fshihen konflikte të ndryshme që ndërtuesi nga Dibra.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike