Sipas Dades shteti duhet të japë informacion të detajuar lidhur me masat që ka marrë për luftëtarët e huaj duke qenë se vendi ynë kontribuon për sigurinë. Ajo shtoi se aktualisht janë disa çështje të hapura ku shtetas shqiptarë akuzohen se kanë dërguar luftëtarë në Siri
“Duhet të kërkojmë një informacion lidhur me çështjen e sigurisë. Dua të përshëndes aksionin e forcave të policis në kapjen e vrasësve të efektivit të RENEA-s, dëshmorit të atdheut tashmë dhe atij që sakrifikoi jetën në krye të detyrës. Une besoj që çështjet e Politikës të Jashtme janë të lidhura ngushtësisht me çështjet e Sigurisë dhe jemi dakord që të kërkojmë një informacion në total jo vetëm për këtë rast por në total si janë masat që mer shteti Shqiptar lidhur edhe me luftëtarët e huaj dimë që ka disa çështje në Shqipëri lidhur me dekurajimin e pjesmarrës së Shqiptarëve si luftëtar të huaj në të ashtuquajturin Kalifati Islamik është një çështje që ne jemi kontributorë për sigurinë jo vetëm në rajon është një çështje që rimeret edhe nga organizata ku ne jemi pjesë si NATO dhe OSBE dhe mirë është që të kemi një informacion më të detajuar lidhur me këtë çështje”,-tha Dade.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)