Vrasja e Egli Progës në Pogradec, reagon Edi Rama: Akuzën e ndryshoi Prokuroria! Mirëkuptoj indinjatën e kujtdo, që ndjehet i skandalizuar

Tirane- Agresion të neveritshëm i konsideroi kryeministri Edi Rama akuzat në drejtim të policisë së shtetit dhe Urgjencës kombëtare se nuk kanë reaguar në kohë dhe se policia ka tentuar të fshehë ngjarjen në vrasjen e 42-vjeçarit Egli ProgaPogradec. Sipas kreut të Qeverisë hetimet konkluduan se autoritetet kanë vepruar konform ligjit dhe rregullave.

Indinjatën dhe skandalizimin e publikut për ndryshimin e pakuptueshëm të akuzës nga prokuroria që lehtësoi pozitat e autorit, Rama e quan të mirëkuptueshme në reagimin e tij në X,  por se nuk do të komentojë qëndrimin e organeve të drejtësisë.

Njësoj si Drejtori i Policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku, edhe kryeministri Rama foli për keqinformim të qëllimshëm.

Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën.

Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë!

“Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral.

Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes.

Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore' shkruan Rama në X. 

Prokurorja e çështjes, Vasjana Postol zbuti akuzën për 29-vjeçarin Denis Meçe. Policia e kishte referuar ngjarjen si vrasje me dashje, akuzë që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Por, rrahja brutale për vdekje që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës, për prokuroren e çështjes Vasjana Postol është cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Autori është nipi i Valter Gora, ish-drejtor i Postës Shqiptare.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 14/08/2024 14:33

    S'jam jurist, por nga rrethanat sme duket vrasje me dashje, se kush do te te vrase nuk te qellon dy grushta. Ngushellime se i ri, prind, punetor. Fatkeqesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Policia e referoi 'vrasje me dashje', prokuroria zbuti akuzën' për vrasësin e Egli Progës! Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin

Policia e referoi 'vrasje me dashje', prokuroria zbuti akuzën' për vrasësin e Egli Progës! Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin