Vrasja e ekstremistit grek/ Drejtori i Policisë greke telefonon Ardi Veliun: Kemi nisur hetimet, policia bëri detyrën

Vrasja e ekstremistit grek/ Drejtori i Policisë greke telefonon Ardi Veliun: Kemi nisur hetimet, policia bëri detyrën

Ardi Veliu, drejtori i Policisë së Shtetit

Një ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat në Gjirokastër ka ardhur edhe një tjetër reagim nga shteti fqinj.  Mediet greke shkruajnë se drejtori i Policisë greke, Jejtnant Constantine ka telefonuar kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, Ardi Veliu. Veliu i ka bërë me dije homologut grek se nuk ka patur një ulje të flamurit grek nga policia shqiptare, siç është pretenduar nga mediat e shtetit fqinj.

“S’ka patur ulje të flamurit grek nga policia. Policia shqiptare ka zbatuar të gjitha procedurat. Kemi nisur hetimet, por çdo gjë është e rregulltë.”-mësohet të jetë shprehur Veliu.

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, pasditen e djeshme, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, ka organizuar një protestë ditën  e djeshme.

Mediat greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare ka përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK