Vrasja e ekstremistit grek, gazetari i Report Tv Artan Hoxha: Kaçifa s’ishte i vetëm, ka nisur një hetim i padrejtë mbi RENEA-n

TIRANË- Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë në studion e lajmeve në Report Tv, se ekstremisti grek që  u vra në Bularat të Gjirokastrës, nuk ka vepruar i vetëm. Hoxha ka thënë se ai ishte një profesionist në qitje, dhe se është ndihmuar nga të tjerë persona të armatosur.

Ai iu përgjigj RENEA-s me zjarr. Ai s’ishte amator. Ai ishte profesionist. Ai godiste me precision. RENEA u përpoq të kishte distancë të mjaftueshme me të. Personi në fjalë tentoi të arratisej. Forcat Speciale u përpoqën t’a pengonin. S’ishte vetëm. Por kur panë RENEA-n, dronët dhe helikopteërët u trembën. Ka qenë skenar, sepse ai s’veproi i vetëm.

Kur i shihte syri rrezik vepronte. S’ishte fshatar i thjeshtë. Askujt s’i bëhet qejfi për jetën e një njeriu, por askush se dinte çfarë do ndodhte. Nuk dihej nëse do ndihmohej sërish nga persona të armatosura. Në pamundësi të negociatave dhe të një zgjidhjeje tjetër, Forcat Speciale e neutralizuan. Ai u ndihmua nga të tjerë. Ku janë të tjerët që hynë në Shqipëri me Kaçifën?

Artan Hoxha, gazetari i Report Tv

Gazetari ka zbuluar se ka nisur tashmë një hetim për veprimet e Forcave RENEA për veprimet e tyre gjatë operacionit për arrestimin e Kaçifës.

Forcat Speciale janë vënë nën hetim padrejtësisht. Kemi të bëjmë me një qytetar të armatosur. Kemi të bëjmë me një qytetar të armatosur që ka qëlluar mbi policinë, iu bën rezistencë thirrjeve për t’u dorëzuar. Ka vazhduar të shkëmbejë zjarr me forcat tona speciale. Janë bërë të gjitha përpjekjet për t’a kapur. Por në asnjë moment, ai s’ka pranuar të dorëzohet.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Hoxha ka folur edhe për reagimin e banorëve të Bularatit, pas ngjarjes, të cilët e kanë quajtur të padrejtë ekzekutimin e Kaçifas.

Gazetari ka thënë se deklaratat e tyre janë të varura nga pensionet që marrin nga shteti grek.

Bëra një reagim ku kujtova edhe historinë. Ku iu referova këtyre organizatave terroriste. Kanë qenë banorët e Bularatit që kanë njoftuar policinë. Sot janë të detyruar të flasin kundër policisë, për shkak të pensioneve.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Gazetari ka zbuluar edhe kërcënimet që ka marrë nga ekstremistë grekë, por edhe për vëmendjen që mediet e shtetit fqinj i kanë kushtuar deklaratës së tij. Hoxha thotë se me kërcënimet është mësuar, pasi edhe më herët ka qenë person “non grata” në Greqi.

Unë kam bërë një dokumentar për RENEA-n, që do të publikohet shumë shpejt. Ata kanë përdorur këtë foto që është pjesë e dokumentarit, për shkak të ndalimit që ata kanë për të mos nxjerrë fytyrën e tyre.

 Mediet greke, më vjen keq, bashkë me disa serioze kanë transformuar ngjarjen. Sot më kanë sulmuar, ndërkohë që në të shkuarën ne kemi bashkëpunuar me ta. Ideja është që Greqia bëhet sërish problem, megjithëse unë kam qenë Non-grata për ndërtimin e objekteve të kultit në Greqi, deri në vitin 2012. Nga viti 2012 e deri verën e këtij viti kam hyrë lirisht. Unë jam mësuar me këtë punë, normale që ndihem i kërcënuar. S’jam marrë shumë me mesazhe. Ato janë pjesë e lojës, ata merren me këto gjëra për të intimiduar. Atyre iu intereson agravimi i situatës. Ai s’u vra se po mbillte misër. Çështja që ka të bëjë me territorin shqiptar janë krejt tjetër gjë. Çdo ultra-ancionalist grek dhe shovinist, ta ketë parasysh. S’do kuptojnë pa marrë përgjigjie. Ashtu siç ndodh ndaj çdo shqiptari. Kanë vrarë brenda burgjeve greke! Kanë vrarë një shqiptar pas ndeshjes. Duhet t’a ndajmë trajtimin e një ngjarjeje kriminale, nga një ngjarje tjetër.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Ora 16:40Gazetari Artan Hoxha zbulon provën e dorëzuar nga Tahiri në Prokurori: Gjykata e Katanias e ka shpallur të pafajshëm

Gazetari Artan Hoxha ka folur edhe për cështjen Tahiri, sot në studion e Report Tv.  Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka zbuluar, se ish-ministri Saimir Tahiri ka dorëzuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, një vendim të Gjykatë së Katanias i cili e ka nxjerrë të pafajshëm.

Sipas Hoxhës, Tahiri ka qenë në një hetim të ndarë nga grupi i Habilajve, dhe procedimi ka nisur më 27 tetor të vitit 2017. Vendimi sipas Hoxhës është dhënë në ditët e para të muajit tetor të 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Talenti i Babes: 29/10/2018 15:07

    i lumte dora policeve te RENEA e kane largue nje derr

    Përgjigju
  • Bora: 29/10/2018 15:06

    Respekt per Zotin Artan Hoxha. I spjegon ngjarjet me profesionalizen dhe qetesi e paanshmeri.

    Përgjigju
  • Ana: 29/10/2018 14:43

    Zoti Artan po ti lexoni shkrimet ne median greke nvjarjen e 94 se kan permendur fare por jan kujdesur tu japin jehon vetem fjalis se fundit.ju lutem percilljani zotit Artan.

    Përgjigju
  • genxi: 29/10/2018 14:03

    fshatar gjirokastre i konvertuar ne greg bujk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja