Vrasja e ekstremistit grek, ish-ministri i Greqisë: U vra në Shqipërinë e Jugut dhe jo në Epirin e Veriut

Vrasja e ekstremistit grek, ish-ministri i Greqisë: U vra në Shqipërinë e Jugut dhe jo në Epirin e Veriut

Nikos Filis, ish-ministri i Arsimit të Greqisë

“Kaçifas u vra në Shqipëri dhe jo në Epirin e Veriut”, ka deklaruar ish-ministri i Arsimit të Greqisë, Nikos Filis, aktualisht deputet i SYRIZA.

Në një periudhë kur në shtetin fqinj shumë media dhe një pjesë e politikës e cilëson 35-vjeçarin minoritar, Kostandinos Kaçifas, si hero që mbronte tokën greke të Epirit të Veriut, edhe pse ai u vra nga policia shqiptare, pasi rrezikoi jetën e efektivë duke i qëlluar me kallashnikov, një ish-ministër që aktualisht është deputet në parlamentin grek del kundër rrymës.

I ftuar në televizionin grek Creta TV, Nikos Filis ka deklaruar me guxim se vendi ku ndodhi ngjarja është një pjesë e shtetit sovran shqiptar dhe jo të Epirit të Veriut siç iu pëlqen një pjesë të grekëve ta quajnë Shqipërinë e Jugut.

“Aty është Shqipëria e Jugut. Po e përsëris dhe po i përzgjedh fjalët e mia me kujdes. Aty është Shqipëria e Jugut jo Epiri i Veriut (Vorio Ipiros)”, ka deklaruar ish-ministri i ftuar në studion etelevizionit Creta

Gjatë kësaj interviste të gjerë për shumë tematika Nikos Filis kur është pyetur nga gazetarja rreth reagimit sipas saj të plogët të qeverisë të Tsipras ndaj Shqipërisë për vrasjen e Kaçifas, e ka çmitizuar ekstremistin minoritar grek, duke sjellë raste hipotetike se si do të vepronin grekët sikur kjo skenë të zhvillohej në Greqi nga një shqiptar.

“Nuk mundet që dikush të shkojë në një vend të huaj me një kallashnikov në dorë dhe të fillojë të qëllojë. Nëse kjo do të ndodhte në Greqi çfarë do të thuhej? Po e përsëri ndryshe. Nëse vinte në Greqi një Shqiptar dhe bërtiste për Çamërinë (një rast ekstrem). Thoshte që Çamëria është Shqipëri dhe ngrinte një flamur dhe fillonte qëllonte me kallashnikov policët, çfarë do të thoshnit?”

Më pas kur gazetarja ka përmendur një ndjeshmëri ndryshe për atë zonë se është zonë ku jeton minoriteti grek, Filis ka lëshuar “bombën” për ekstremistët grekë, duke refuzuar ta quajë Epiri I Veriut jugun e Shqipërisë.

“Kur dikush shkon me një kallashnikov në dorë në një vend të huaj, ngre flamurin grek”, po shprehej deputeti Filis, kur I ndërhyn gazetarja duke theksuar se: “Po çfarë zone e huaj? Ka një farë ndryshimi ajo zonë?”. E menjëhershme ka qenë përgjigjia e ish-ministrit që ka deklaruar:  “Aty është Shqipëria e Jugut. Po e përsëris dhe po I përzgjedh fjalët e mia me kujdes. Aty është Shqipëria e Jugut jo Epiri I Veriut (Vorio Ipiros). Aty është territor shqiptar, në shtetin shqiptar dhe aty jetonte dhe jeton, fatkeqësisht në një numër më të vogël, sepse janë larguar shumë njerëz, minoriteti grek.” ka deklaruar ish-ministri grek

Në fund Nikos Filis ka deklaruar se ai nuk pajtohet me vrasjen e 35-vjeçarit minoritar nga policia shqiptare, por ka ritheksuar edhe një herë se rasti I tij duhet parë me panashmëri dhe jo si një heroizëm.

“Unë e kam thënë dhe e them që policia shqiptare mund të ketë përgjegjësi që ai djal u vra. Unë jam kundër çdo vrasje nga ana e policisë. Duhej neutralizuar me një mënyrë tjetër. Shteti nuk duhet të vrasë ky është parimi im, edhe një kriminel e jo si në këtë rast. Gjithsesi kjo është histori tjetër. Po ju them edhe një herë, përfytyroni sikur një turk në Thrakë me një kallahsnikov në dorë të ndrinte flamurin turk duke qëlluar kundër policëve grekë? Çfarë do të thoshnit?“

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Notio Epiroti: 07/11/2018 11:43

    Fili është arvanitas,Pasardhësi i Filit të madh bashkëpuntorit të patriotit të shquar Aristidh Kola.

    Përgjigju
  • Vloreeee: 07/11/2018 10:27

    Ka njerez te drejt .....

    Përgjigju
  • Berat: 06/11/2018 22:52

    I vetmi grek qe ka folur te drejten bravo

    Përgjigju
  • Sh.bukur e drejte: 06/11/2018 22:15

    ..e drejte..,bravo!

    Përgjigju
  • Vlorë: 06/11/2018 21:43

    Respekte për Deputetin. Njeri i saktë dhe i paanshëm.

    Përgjigju
    • niti: 07/11/2018 12:21

      Shum I sakt key depute ti grek bravo

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja