Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, ka reaguar pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës. Në një prononcim për mediat, ai iu ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të shmangin retorikën politike.

Autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme të parashikuara për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes së shtetasit grek. Por nuk duhet të nxitojmë në daljen në përfundime. Shqipëria nuk duhet të jetë agresive në reagimet e saj ndaj incidentit.

Dimitris Tzanakopoulos, zëdhënës i qeverisë greke

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, pasditen e djeshme, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, ka organizuar një protest ditën  e djeshme. Mediat greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare, kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Jashtme kanë përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.