Foto: El Mencho
Autoritetet meksikane e gjurmuan dhe e vranë “El Mencho”, një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në botë, duke gjurmuar të dashurën e tij deri në momentin që ajo mbërriti në strehën e tij të sigurt pranë një qyteti piktoresk malor, bëri të ditur Sekretari i Mbrojtjes i vendit.
Gjatë një konference për shtyp, zyrtarët dhanë detajet e para mbi operacionin që çoi në vdekjen e liderit të grupit më të fuqishëm të krimit të organizuar në Meksikë, Kartelit Jalisco New Generation (CJNG).
Ndërkohë, bastisja shkaktoi një valë dhe hakmarrëse nga anëtarë të armatosur të kartelit, eduke paralizuar zona të tëra të Meksikës perëndimore.
Lideri 59-vjeçar i kartelit, emri i vërtetë i të cilit është Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, u plagos për vdekje ndërsa ushtria meksikane përpiqej ta kapte gjatë një operacion, të mbështetur nga inteligjenca e Uashingtonit.
Lajmi kryesor:
Vrasja e ‘El Mencho’ në Meksikë/ Trazirat në vend shkaktojnë të paktën 74 viktima, shumica forca të rendit (PAMJE ME DRON)







