Vrasja e Elton Çiços, ish-efektivi
i policisë fiton pafajësinë

Ish-efektivi i Policisë së Tiranës pezulluar nga detyra pasi u akuzua për shpërdorim detyre në atentatin ku mbeti i vdekur Elton Çiço fiton pafajësi në gjykatën penale të Tiranës.

Pas 5 muaj proces gjyqësor, Alban Trimi ka mundur të marrë pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ai u akuzua fillimisht për prishjen e provave në skenën e krimit.

Si provë u pretenduan disa pamje filmike, ndërsa sipas ekspertizës dhe vendimit gjyqësor Alban Trimi nuk mund të identifikohet nga këto pamje.

Në akuzë për të njëjtën ngjarje u vu dhe mjeku Redjan Rraja ndërsa çështja ndaj mjekut nga Kruja u veçua. Çiço u ekzekutua më 1 Maj 2016 në afërsi të stadiumit dinamo në tiranë ndërsa në tavolinë me të ishte dhe Trimi e Rraja.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Legjendë e Real Madrid, Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare

Legjendë e Real Madrid, Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare