Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dënuar vrasjen e kandidatit për deputet nga PDK-ja, Elvis Pista.
“Presidentja Jahjaga, në emër të institucioneve, të qytetarëve dhe në emrin e saj personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista për humbjen e njeriut më të dashur të saj”, thuhet në njoftimin nga presidenca e Kosovës.
Jahjaga thekson se aktet e këtilla e cenojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Ajo ka kërkuar nga organet e rendit kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)