Vrasja e Ergys Dashit me 20 plumba, rrëfimi i ish-të dashurës: Isha shtatzënë, më sollën foton e tij të shtrirë përmbys! E dija se merrej me banane
Ergys Dashi dhe Xhoana Kurti
Ish-konkurentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për herë të parë për bashkëjetesën me Ergys Dashin në Guayaquil të Ekuadorit, me të cilin ka dhe një djalë.
Xhoana Kurti mes emocionesh ka treguar momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e Ergys Dashit.
‘Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion.’- u shpreh ajo në ‘Glamour’.
Ajo u shpreh se nuk e dinte që Ergys Dashi merrej me drogë, por mendonte se merrej me kompani bananesh.
‘Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh.’- tha ajo.
Ajo ka zbuluar edhe “luftën” për pasurinë që ka bërë me familjarët e Ergys Dashit, pas vrasjes së këtij të fundit. Sipas saj, ata kishin dyshime mbi atësinë e fëmijës, teksa Xhoana tha se me babain e Ergys Dashit nuk ka asnjë kontakt edhe sot.
“Pas vdekjes së atij luhej edhe pasuria. Më kanë mohuar fëmijën duke më thënë se nuk është me personin. Unë kam ndenjur me të për njeriun, dhe jo për pasurinë. Thonin ja po del, ja po bën gjatë gjithë kohës. Familja dhe shoqëria e djalit. Me babain e djalit në fjalë nuk kam aspak kontakt, ndërsa vjehrrën e quaj shoqe.” – tregoi Xhoana.
Ergys Dashi me origjinë nga qyteti i Durrësit u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit të vitit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit në Ekuador.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I kërkuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, vetëdorëzohet në policinë e Tiranës 36-vjeçari! Pjesë e grupit të Ergys Dashit që u ekzekutua në Ekuador
24 Prill 2023, 22:21
-
Drejtori i Policisë kundër narkotikëve në Ekuador: Mafia shqiptare shumë e mbyllur dhe e dhunshme, s’lejojnë anëtarë të tjerë që s’janë nga Shqipëria
20 Tetor 2022, 15:47
-
I pritet koka në burg ‘El Patron’, bosi i mafies në Ekuador që dyshohet se porositi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashit
4 Tetor 2022, 10:00
-
Hakmarrjet mes klaneve kundërshtare mafioze ‘Kavaç’ dhe ‘Skaljar’! Ekzekutohet në Panama Radoje Zvicer, personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit?
3 Tetor 2022, 14:54
-
U ekzekutua në Ekuador, shkatërrohen dy bandat e Ergys Dashit në Slloveni! 11 në pranga, sekuestrohen 60 mijë euro
25 Qershor 2022, 08:22
-
Qarkullonin drogën nga Amerika Latine në Europë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë! Pjesë e grupit të Ergys Dashit që u ekzekutua në Ekuador
9 Prill 2022, 09:49
-
Trafik droge/ Goditet grupi i Ergys Dashit të vrarë në Ekuador, arrestohen 11 'ushtarët' e tij në Torino, mes tyre dhe shqiptarë! Kapen 80 kg kokainë me vlerë 4.5 mln euro (VIDEO)
7 Prill 2022, 10:45
-
‘Ishte koka e trafikut të drogës në Evropë dhe në Azi’, media në Ekuador: Ergys Dashi lëvizte lirshëm dhe nuk kërkohej nga drejtësia, kishte lidhje edhe me mafien ruse
2 Shkurt 2022, 10:08
-
Nga vrasja e Adriatik Tresës te bizneset e Arbër Çekaj, media në Ekuador: Mafiozët shqiptarë mbërrijnë si biznesmenë, por janë në listën e më të kërkuarve
31 Janar 2022, 09:49
-
Grupet kriminale në Ekuador, investigimi: Kush ua 'hapi derën' shqiptarëve, lidhjet me organizatat e tjera dhe përpjekjet për të dominuar tregun
25 Janar 2022, 22:22
-
Iu bë atentat me mbi 20 plumba, kush është 34-vjeçari shqiptar që u vra dje në Ekuador, zbulohen lidhjet e tij me kunatin e Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin
23 Janar 2022, 18:05
-
Durrsaku ekzekutohet në një lokal në Ekuador nga 2 persona, ndaj tij qëllohet mbi 20 herë! Autorët i shkuan me buqetë me lule! VIDEO nga vendngjarja, shkak prishja e pazareve të drogës
23 Janar 2022, 16:40
Shqiptar+banane+Ekuador=trafikant droge! Dhe kjo nuk na e dinte! Po stilin e luksin e jeteses prej te dashure gangsteri e njihje? Te pelqente?
PërgjigjuMe babain e djalit në fjalë nuk kam aspak kontakt... Ky djali ne fjale, eshte babai i femijes tend. Pse i referohesh sikur te ishte dikush qe cfryu loqet te ty dhe vazhdoi ne hallin e vet?
PërgjigjuMe babain e te ndjerit thot degjoje mir se i ka prindrit te ndar rameti
po te pelqente leku piset
PërgjigjuKur te rras bananen sdo te thote medoemos qe merret me banane or teeeejjjjj
Përgjigju:););):):);):):)
Se kuptoi sa qorra jane ca meshkuj qe merren me femra si puna jote me femra si prerja jote eshte turp me dal ne rruge jo me te besh dhe femije
PërgjigjuPo nuk e dinte kjo laraska se nga vinin leket ….na mbushe mendjen Edhe familja e te ndjerit qe nuk i njeh te pjellen vetem per mos ti dhene pjesen qe i takon te ben te mendosh me cfare familje kemi te bejm nese do ti quajm familje,kot sthone dardha bie nen dardhe.
Përgjigju