Gjykatë italiane në Caltanissetta dënoi kreun e mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro, me burgim të përjetshëm për rolin e tij në nxitjen e masakrave të vitit '92", i arratisur që nga viti në 1993. Ai tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm për masakrat në Firence, Romë dhe tanimë edhe për vrasjen e dy magjistratëve në vitin 1992.
”Një gjykatë në qytetin siçilian të Caltanissettas dënoi Messina Denaro, të gjykuar në mungesë, për përfshirjen e tij në sulmet që vranë magjistratët antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino si dhe shumë të tjerë”, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Në gjyq është bërë edhe njëherë rindërtimi i skenës së krimit ku u vranë magjistratët Giovanni Falcone, Francesca Morvillo dhe Paolo Borsellino dhe tetë policë shoqërues të tyre, Vito Schifani, Antonio Montinaro, Rocco Dicillo, Emanuela Loi, Eddie Walter Cusina, Agostino Catalano, Vincenzo Li Muli dhe Claudio Traina.
Megjithëse avokatët e theksuan se për ta kishte vështirësi të shumta, pasi kanë kaluar shumë vite nga ngjarja.
Gjykata po ashtu vendosi që familjet e viktimave të kompensoheshin me shuma mes 10 000 dhe 500 000 euro ndërsa tre të mbijetuarit e sulmeve morën 100 000 euro.
Messina Denaro, 58 vjeç, u fsheh në vitin 1993 dhe konsiderohet i arratisuri më aktiv i mafias siçiliane, ai do përballet me disa burgime të përjetshme për vrasje.
Autoritetet janë përpjekur të arrestojnë, por pa rezultat, edhe pse janë arrestuar dhjetëra të afërm dhe ndihmës të tij.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36