Vrasja e Falcones përkujtohet në
Tiranë, prokurorët një minutë heshtje

Vrasja e Falcones përkujtohet në<br />Tiranë, prokurorët një minutë heshtje
TIRANE- 25-vjetori i vrasjes së prokurorit të antimafias italiane Giovanni Falcone është përkujtuar në Shqipëri me 1 minutë heshtje.

Kërkesën për të përkujtuar Falconen në 25 vjetorin e vrasjes së tij e ka bërë ish-kreu antimafias në Leçe, Cataldo Motta, i cili prej dy dekadash ka hetuar sëbashku me prokurorinë shqiptare trafikun e drogës dhe organizatat kriminale.

Sipas Motta ka patur rritje të kultivimit të kanabisit por tregues i mirë është kapja e tij.

“Kemi rritur bashkëpunimin me Qeverinë shqiptare dhe Prokurorinë, droga në Shqipëri është historikisht e lidhur me Lazaratin dhe kjo nuk fshihet me një ditë.

Por kapja e sasive të mëdha është një tregues i mirë dhe kemi ende shumë për të bërë në këtë drejtim”,
tha Motta.

Nga aktiviteti i shoqatës ndërkombëtare të prokurorëve e cila mbahet për herë të parë në Shqipëri për mediat foli dhe kryeprokurori Belg Frederic Van Leeuw.

I pyetur për pafajësinë e ish-deputetit Mark Frroku ai u shpreh se çdokush prezumohet i pafajshëm por akuza e vrasjes që rëndon në Belgjikë ndaj Frrokut është një çështje e cila mbetet ende e hapur midis dy Prokurorive.

"Nuk mund të komentoj një rast konkret, me Prokurorinë shqiptare shkëmbejmë në kohë reale informacione siç është dhe rasti Frroku.

Por çdokush prezumohet i pafajshëm deri në një dënim nga gjykata. Ai rast është ende i hapur. Me Prokurorinë shqiptare kemi shumë hetime të përbashkëta dhe kjo është raport bashkëpunimi dhe besimi midis nesh
", tha Leeuw.

Shoqatat ndërkomëbtare e prokurorëve më 23 dhe 24 maj në Tiranë organizon një konferencë për krimet kibernetike dhe organizat kriminale që fshihen pas tyre.

25 vjet më parë mafia vrau në Sicili përndjekësin më të famshëm të mafies, gjykatësin Xhovani Falkone. Por 20 vjet pas atentatit, pikërisht në Palermo, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Kapaçi, një nga periferitë e Palermos. Këtu autostrada kalon nga qendra e qytetit në drejtim të aeroportit. Më 23 maj 1992, në orën 17:57 këtu shpërthyen 500 kilogramë lëndë eksplozive, të fshehura në një kanal ujërash të zeza nën autostradë.

Fuqia e shpërthimit goditi dy makina. Në gërmadha vdiq luftëtari më i njohur dhe më popullor i Italisë kundër mafias, gjykatësi Xhovani Falkone. Viktima të atentatit ranë edhe gruaja e tij dhe tri truprojet.

falcone 1 minut heshtje
(Një minutë heshtje për Falconen në Tiranë)
falcone 1 minut heshtje
(Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë

Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë