Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, ekzekutohet vendimi, 2 autorët që ishin në arrest shtëpie shkojnë në burg

Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, ekzekutohet vendimi, 2 autorët që ishin në arrest shtëpie shkojnë në burg

Fatjon Bici

Komisariati i Policisë Gramsh ekzekutoi sot vendimet penale për dy autorët që vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici në Gramsh më 16 Maj 2023

Dy autorët ishin në arrest shtëpie dhe tashmë do të vuajnë dënimin në burg. 

Policia njofton se për personin me inicilaet E. K., 16 vjeç, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi dënimin me 18 vjet burgim dhe për O. Ç., 15 vjeç, kjo Gjykatë vendosi dënimin me 14 vjet burgim. 

'Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Komisariati i Policisë Gramsh ekzekutoi vendimet penale për shtetasit: E. K., 16 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 18 vjet burgim dhe O. Ç., 15 vjeç, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", të cilët kanë qenë në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", thuhet në njoftim. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'

Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'