TIRANE - Gjykata e Tiranës ka lënë sot në burg Sulejman Morinën, të dyshuar si vrasësin e Julian Çunit, faturinos i cili humbi jetën më 25 nëntor. Morina ka shpjeguar se nuk është ai vrasësi dhe faturino i ka ofenduar, shkak ky që ka çuar në konfliktimin e familjarëve Morina me të ndjerin Çuni.
Sulejman Morina mbetet në burg si i dyshuar për vrasjen e Julian Çunit dhe pse mohon të jetë vrasësi i 17-vjeçarit, i cili punonte si faturino i furgonit të linjës Durrës-Tiranë.
Sulejman Morina nëpërmjet avokatit Zeni Qinami i ka kërkuar gjykatës një masë me 15 ditë burgim, duke pretenduar se nuk është vrasësi dhe do bashkëpunojë me organin e akuzës për arrestimin e autorit.
Ndërsa Gjykata pasi dëgjoi palët ka lënë në burg Sulejman Morinën, duke vlerësuar të ligjshëm ndalimin e tij dhe duke pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes Etion Kapo, i cili argumentoi rrezikshmërinë që paraqet ky shtetas për shoqërinë.
Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës më 25 nëntor ku Sulejman, Hasan, Behar dhe Klodian Morina pasagjerë në furgon, pasi debatuan me 17-vjeçarin për 150 lekë të biletës, njëri prej tyre ka qëlluar disa herë me thikë faturinon. Pas plagëve të marra, Juliani ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim Hasan, Behar dhe Klodian Morina, 3 pasagjerët e tjerë dhe policia po punon për kapjen e tyre dhe zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes ku mbeti i vrarë faturinoja 17-vjeçar.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Autorët vranë faturinon për 150 lekë biletë