Në New York dhe Washington janë zhvilluar protesta kundër vendimit për të mos ndjekur penalisht policin i cili gjatë arrestimit i ka shkaktuar vdekjen edhe të riut afro-amerikan, Eric Garner.Qindra protestues të cilët u mblodhën në sheshin Times në New York marshuan drejt qendrës Rockfeller duke hedhur slogane nga fjali të cilat Garner i kishte shprehur policit gjatë arrestimit si "nuk marr dot frymë" dhe "nëse nuk ka drejtësi nuk ka paqe" dhe që nga këtu kanë tentuar të ndërpresin ceremoninë për ndriçimin e pemës tradicionale të krishtlindjeve.
Protestuesit të cilët nuk janë lejuar nga policia të hyjnë në shesh, më pas kanë marshuar drejt Harlemit i cili ka një popullsi të përqendruar në afro-amerikanë. Protestuesit të cilët herë kanë bllokuar trafikun duke u shtrirë dhe duke u ulur në rrugë kanë vazhduar protestat edhe për një kohë para qendrës së policisë në Harlem.
Protestat të cilat janë zhvilluar në mënyrë paqësore kanë vazhduar deri në orët e vona në vende të ndryshme të New York-ut. Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë tunelin Lincoln që lidh New York-un me New Jersin, por janë parandaluar nga policia.
Në protestë është kritikuar dështimi për të ndjekur penalisht oficerët e bardhë të policisë të cilët kanë paragjykime kundër afro-amerikanëve dhe të cilët përdorin forcë joproporcionale ndaj tyre.
Protesta të shkallës më të vogël ka patur edhe në vendin ku humbi jetën dhe ku gjendet shtëpia e Garner në Staten Island. Protestuesit të cilët kanë vendosur lule dhe qirinj në vendin ku humbi jetën Garner kanë kërkuar drejtësi.
"Kjo është një krizë kombëtare"
Prifti aktivist dhe themeluesi i Rrjetit të Veprimit Kombëtar në Harlem (NAN) Al Sharpton, në zyrën qendrore NAN ka zhvilluar një konferencë shtypi me nënën, të shoqen dhe fëmijët e Eric Garner. Sharpton duke theksuar se janë të detyruar të shprehin reagimet e tyre për vrasjen e një afro-amerikani me një interval për një javë dhe për herë të dytë nga policia ai tha më tej se SHBA po përballet me një "krizë kombëtare".
Edhe në Washington janë zhvilluar protesta
Edhe kryeqyteti i SHBA-së Washingtoni është përfshirë nga protestat, ku qindra persona kanë reaguar ndaj vendimit për mos ndjekjen penalisht të policin. Protestuesit e mbledhur para Shtëpisë së Bardhë pasi kanë marshuar duke bllokuar kryqëzimet në rrugët e kryeqytetit me slogane të ndryshme kanë reaguar ndaj vrasjes së Eric Garner dhe Michael Brown nga policia dhe për mos ndjekjen penalisht të tyre. Protestuesit kanë marshuar në qendrën kryesore të qytetit në Dupont Cirvle kanë bllokuar trafikun rrugor duke u rreshtuar në rrugët përreth qendrës me duart lart.
Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta nga fjali të cilat Garner i kishte shprehur policit gjatë arrestimit si "nuk marr dot frymë" dhe kanë hedhur slogane "nëse nuk ka drejtësi nuk ka paqe", "Policë racistë", "Policët katilë duhet të shporren" etj.
/Shqiptarja.com