Autoritetet malteze kanë ngritur dyshime për lidhje të mundshme mes autorëve të vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia në vitin 2017 me grupet kriminale shqiptare. Gazeta “Sunday Times of Malta” shkruan se ka dyshime se bomba që iu vendos poshtë makinës gazetares mund ta ketë origjinën nga Shqipëria.

"Deri tani janë dy vëllezër Alfred dhe George Degiorgio të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në vrasjen e gazetares e cila zbuloi lidhjet korruptive të qeverisë malteze.  Ata dyshohet se kanë lidhje me grupe kriminale shqiptare që veprojnë në Europë.

Po hetohet nëse eksplozivi që shpërtheu në makinën e gazetares e kishte origjinën nga Shqipëria. Hetuesit dyshojnë se dy vëllezërit e kanë blerë eksplozivin nga grupet kriminale shqiptare"  shkruan gazeta.

Dy vëllezërit që janë të dyshuar për vrasjen e gazetares malteze kanë precedent edhe në trafikun e drogës dhe kontrabandës. Rreth një vit më parë, gazetari i njohur maltez Matthew Caruana Galizia, që është djali i gazetares Daphne Caruana Galizia, e cila u vra barbarisht bëri një rrëfim ekskluziv për gazetarin e Shqiptarja.com Antonio Çakshiri (lexo këtu).

Faksimile e lajmit te gazeta “Sunday Times of Malta”