Vrasja e gazetares Politkovskaya
12 vjet burg ish-oficerit të policisë

Vrasja e gazetares Politkovskaya <br />12 vjet burg ish-oficerit të policisë
RUSI - Pas gjashtë vjetësh hetime Gjykata ruse ka dënuar sot me 12 vjet heqje lirie ish-oficerin e policisë Dmitry Pavlyuchenkov. Ai u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya. Ajo u gjet e vrarë në shkallët e apartamentit të saj në Moskë më 7 tetor 2006.

Politkovskaya ka punuar për gazetën lokale "Novaya Gazeta" dhe ishte një kritike e fortë ndaj burokratëve dhe raportonte herë pas here shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonin e Çeçenisë.

Ish-oficeri Pavlyuchenkonë atë kohë ishte përgjegjës i Seksionit të Përgjimeve në policinë e Moskës dhe ishte pjesë e një grupi kriminal bashkë me një oficer tjetër dhe tre vëllezër çeçenë Makhmudov.

Ndërkohë hetuesit pohojnë se do të gjykohen edhe tre vëllezërit bashkëpuntorë për vrasjen e gazetares që për shkak të mungesës së provave në vitin 2009, ata u liruan por vendimi u shfuqizua nga gjykata supreme e Rusisë, e cila urdhëroi që ata të rigjykohen.

Vrasja e gazetares tronditi mediat në Rusi dhe jashtë vendit, çka çoi në thirrje për mbrojtje më të mirë të gazetarëve në vend.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët