Mijëra persona protestuan sot në shumë qytete sllovake kundër qeverisë dhe kërkuan hetime të pavarura lidhur me vrasjen e gazetarit investigativ, Jan Kuciak, i cili po hetonte për raste të mundshme korrupsioni në nivel qeveritar, dhe të së fejuarës së tij, Martina Kusnirova.
Protestuesit kërkuan edhe zëvendësimin e shefit të policisë sllovake, Tibor Gaspar.
Vala e protestave ka shkaktuar deri tani dorëheqjen e kryeministrit, Robert Fico dhe të koalicionit të tij qeveritar.
Presidenti i vendit, Andrej Kiska ka amëruar në postin e Ficos, zëvendësin e tij, Peter Pellegrini
Komento