Vrasja e Gazmir Markut, debate
pas batutës së Tahirit në F

TIRANE-  Mesazhi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri publikuar në rrejtin social ku inkurajonte punonjësit e policisë për aksionin e 30 dhjetorit, ku forcat speciale vranë Gazmir Markun ka ngjallur reagime të shumta në rrjetin social facebook.
 
Mbrëmjen e 28 dhjetorit Gazmir Marku kishte plagosur një punonjës policie, pjesë e një patrulle policie që kishte shkuar në shtëpi për të ushtruar një kontroll pas një informacioni se në atë lagje ishte kryer një grabitje. Pas një operacioni që zgajti dy ditë policia rrethoi vendin ku ishte fshehur Marku. Sipas policisë së Durrësit në momentin që forcat speciale të policisë i kanë bërë thirrje shtetasit Gazmir Marku për t’u dorëzuar, ky shtetas ka hapur zjarr drejt forcave të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre. 

Një ditë më pas, 31 dhjetor ministri i Brendshëm përgëzon policinë dhe i uron gëzuar Vitin e Ri.
 

saimir tahiri mesazhe per markun 
(Ne foto: Postimi i ministrit Saimir Tahiri)

303 komente janë shënuar poshtë këtij mesazhi (ndërkohë, komentet sa vijnë e shtohen) ku njerëzit kanë shprehur qëndrimin e tyre pro dhe kundër kësaj deklarate.  
 
Disa komentues kanë dënuan vrasjen e Gazmir Markut duke thënë se policia ka tejkaluar kompetencat pasi nuk është as prokurori dhe as gjykatë për të dhënë verdiktin përfundimtar dhe se detyrë e saj është arrestimi dhe vendosja para ligjit e të dyshuarve si kriminelë.
 
Ka pasur dhe nga ato që e kanë inkurajuar punën e ministrit duke i kërkuar të mos ulë tempin e zbatimit të ligjit. Se krimi duhet shtypur me çdo mjet e metodë.
 
Ata kanë qenë pro veprimit të policisë duke e argumentuar se kush kërcënon forcat blu duhet të dënohet.  Madje ka pasur dhe nga ato që kanë dënuar dhe veprimet e familjarëve të cilët kanë dhënë që nuk ia falin inspektorit të zonës.
 
PRO  
“Shpresoj dhe uroj qe te gjithe ata qe guxojne ti pergjigjen policise me plumb, te kene kete fund, boll me me arrestime, pasi dalin sh. shpejt, Shqiperia ka nevoje te pastrohet nga plehrat, qe nuk jan pak! gezuar 2014 dhe me me pak plehra!” komenton Nalton Veisllari
 
“Ka nevoj ky popull per nje polici te vertet dhe te fuqishme per te luftuar krimin urime te metejshme policis se shtetit GEZUAR 2014” – thotë Nderim Tafa
 
 
E pra shtete jo polica qe genjeheshin per 1000 mi leke ne regjimin e po sa larguara bravo Policia dhe 1 pune edhe me te mire ne 2014 pa korrupsjone e me shume drejtesi” Artan Jahaj
 
“Bravo kush vret nje polic dhe i kthen armet kunder shtetit ,vetem nje gje e pret plumbi.se ai qe u vra ne durres nuk kishte cader pistolet.vetem keshtu vendoset ligji dhe mer fuqi policia e shtetit.Bravooooo”- shkruan Genisti.
 
“Fatmir Martini , i nderuar, prane trupit te pajete te atij i cilit dy dite me pare plagosi nje punonjes policie, ne shtepine ku ishte barrikuar, u gjet nje numer jo me i vogel se 50 gezhoja kallashnikovi, nuk e di sa i zoti je, por do te isha kurioz te shikoja se si do ta arrestoje ti nje te xhindosur qe mund te vriste me ato plumba kedo qe do t'i shfaqej brenda rrezes se shikimit... Per vete, qe mendoj vlen edhe per Ministrin Tahiri, nuk jam i gezuar per epilogun e hidhur te kesaj historie, por per faktin se nga sot ne Shqiperi ka nje keqberes me pak. Ngushellime familjes... GEZUAR pjeses tjeter te shqiptareve qe sot duhet te ndjehen me te sigurte dhe me te qete, si cdo fundvit i mire duhet t'i gjeje njerzit.”- shkruan Slevin Kelevra

“Kushdo qe ngre dore mbi shtetin dhe jeten e qytetarit nuk ka fund tjeter.Eshte qesharake dhe e papranushme ti thuash policit te shteti je ne gjak se ky ka ber detyren.Shqiperia ka probleme te medha me ceshtjet e edukimit te disa zonave te vendit te cilat duhet te kuptojne se nuk ka force mbi forcen e shtetit dhe keto njerez ose ti binden shtetit ose te mbyllen ne kafaz si majmuni ku pasi te ndeshkohen dhe edukohen te lihen te lire.Fund krimit dhe mos ndeshkimit se Shqiperia eshte bere vend i pajetushme nga sundimi i krimit, arrogances dhe injorances.”- shkruan Elena.



“ne fillim do bej urimin, se jemi ne kohen e nderrimit te viteve, pastaj do jap edhe une opinionin tim. GEZUAR TE GJITHEVE 2014!!!!!! Per ju Zoti Saimir Tahiri, :BRAVO!!!! Jeni vertet i angazhuar ne detyren tuaj dhe meritoni vetem RESPEKT. Nuk urohet per vrasje, po i ndjeri mori guximin dhe i zbrazi armen policave, ai kishte perballe nje skuader te tere policash, mund te kishte vrare disa prej tyre, cfare do derdellisnit ju pastaj? . E ruajti ZOTI policin e shkrete, se i ndjeri qelloi qe ta vriste. Ju qe i dilni krah nje krimineli dhe hajduti duket se kini te njejtat cilesi, nuk rroni me djersen e ballit, po me vjedhje dhe vrasje. Ai vajti te vidhte ne nje biznes apo familje, dhe te demtuarit kerkuan ndihmen e policise. A k a ketu ndonje gje jo normale? Po ju qe i dilni krah te ndjerit cfare do kishit bere po te ishit polica dhe te kishit perballe nje te armatosur? Jetoj ne Kanada, shume jargosen dhe kerkojne te jetojne ketu, dhe eshte shume mire qe te jetosh ketu, po hajde dhe dili perballe policit me arme, jo me ta zbrazesh armen kunder policit?! Dhe na dalka qe fajin e paska policia! Policia eshte per tu pergezuar, beri detyren, prandaj dhe eshte krijuar, te ruaj rendin dhe qetesine, se ai polic qe u plagos, edhe mundet te ishte vrare . Sa polica jane vrare? Le ta luaje bishtin ndonje tjeter si ai, se te njejtin fat do kete, pastaj verini emra ju sa te doni Zotit Tahiri. Kur behen zullume, dhe fajtori nuk kapet, ju qe cirreni dhe bertisni tani kundra policave thoni po policia cfare ben, kur policia ben detyren ju prape ankoheni. Per te gjithe ju qe fajesoni Zotin Tahiri dhe policine, lepuri fle diku tjeter, ju jeni perkrahesit e rrumpalles sali, dhe beni shume zhurme per asgje. Edhe njehere GEZUAR TE GJITHEVE 2014, dhe UROJ te kete sa me pak ose aspak njerez qe u merr koka ere dhe ngrejne armen kunder policise per te mbuluar vjedhjet apo krimet e tjera. .harrova te shtoja, policia i dha urdher te dorezohej , dhe ai nuk u dorezua, nuk e vrau menjehere. Nje vodhi, 2, doli i armatosur ( si mund te mbash arme pa leje, po te kapesh denohesh sipas rregullave, te gjithe e dine kaq gje), 3 policia i tha te dorezohej, dhe ai nuk u dorezua, 4, qelloi dhe plagosi ploicin qe ishte ne krye te detyres. Kjo faqe eshte e lire per te gjithe , dhe secili jep mendimin e tij, pa nene dhe pa moter, ose babe, po secili tregon nivelin e tij, asnje nga ne nuk ka force te veje ne mengene organet kompetente dhe aq me pak nje shtet te tere kur jane nje dhe bejne detyren.”- shkruan Robert Dragoti
 
KUNDER
“un jam per ligjin dhe kunder kriminelave po dhe policia duhet te jete me korrekte ne detyren e saj se kur ka efuri ka dhe shkelje te drejtave te njeriut pasi nje polic sote qe paraqiten pa dokument e pa nje stem te policise se shtetit eshte ne kundershtim me ligjin para 20 ditesh isha ne shqiperi akoma dalin policia rrugore me makina private ne rruge ky eshte shteti apo policia e shtetit si mund ti qendroj kesaj polocie un ku ta di qe nuk jane hajduta keta polica ne mese te nates”- shkruan Fetah Serjanaj

”Kur behet fjale per nje vrasje nje jete te rrembyer termi "bravo cuna" eshte i ekzagjeruar...qofte per kedo ....urojme sherbim te shpejte policit te plagosur ne krye te detyres...”- shkruan një tjetër komentues.
 
“Me ne fund e nxorre koken se kush je, e kuptuan te gjithe se sa qytetare je, ju po te ishit Minister ne perendim me siguri qe me kete deklarate do e mbyllnit karrieren tuaj politike. Po si thuhet bravo se eshte vrare nje njeri, per te cilin nuk ka asnje akuze qe eshte vrases, vjedhes apo dicka tjeter, atij i kane hyre me maska police ne shpi pa paralajmerim dhe ai mbase nga frika ka qelluar, ku i dihet kesaj, shum keq, per turp ishte policia e Saliut por ka qene me profesioniste ne keto raste, e respektonte ligjin me shume.” Shkruan  Erind Rrumbullaku
 
Xhevdet Sheta thotë: Turp shoku minister sheteti nuk vert, te kujtoj denimi me vdekje eshte hequr"
 
".nuk e kuptoj kete lloj komenti si iu vendos drejtesia duke vrare nje te ri ...drejtesia vendoset kur i akuzuari te ishte gjalle dhe te gjykohej drejtesisht nga drejtesia ...me te vrare njerez sikur nuk eshte e drejte keshtu....kur themi "skuadre a eplolicise " ky lloj etiketimi kuptohe nga une si "skuadronet e vdekjes"...Nesti Detroit...:”-shkruan Nesti


“I dashur Zoti Minister,
Ne nje shoqeri demokratike drejtesia nuk vihet nga policia. Detyra e policise eshte te ve/mba rregullin qe shoqeria te funksionoje. Eshte detyre e Drejtesise te zbatoje ligjet dhe ve drejtesine ne vend, bazuar ne ligjet e shtetit dhe moralin shoqeror. Z.Marku sigurisht qe duket qe eshte nje kriminel dhe meritonte ndeshkim. Po nuk eshte detyra e policse te jape ate ndeshkim. Nese Marku do te kishte shkuar ne drejtesi, ai ndoshta nuk do te ishte dhene denimi kapital. Keshtu qe policia ka bere nje gabim te tmershem persa i perket te drejtes base te individit.
Me postimin ne Facebook you po beni nje precedent jo te kujdeshem. Ju i jepni, pa dashur, forcen policise qe te del mbi gjykatat.
Nese Ministria e Brendeshme funksionon sipas parimeve te demokracise, ju duhet qe te mbani nje mbledhje urgjente dhe te zbuloni/analizoni shkaqet e vrasjes se Markut, ne menyre qe ky gabim i tmershem nga ana e policise te mos perseritet perseri. Detyra e policise nuk eshte te vrase individet, qofshin keto kriminele.
Zoti Minister, nese pretendoni se doni te shkoni ne Europe, nese pretendoni se jeni nje qeveri qe zbatoni lighet, atehere ju duhet te ndryshoni mentalitet.”shkruan  Gjovalin Perndoj

ISHTE SI LUFTE, NA ZURI FRIKA
Një komentues i cili nga sa kuptohet nga komenti e ka shtëpinë pranë vendit ku ndodhi operacioni tregon për frikë nga shkëmbimi i zjarrit.
 
““Ça bravo thu dhe ti mo Saimir se an as 10 meter lag se kam shpin nga vendi i ngjaries...aty u ba luf fare...na zuri frika + qe plumbat na kalonin aty pran shpia...nata e mbremshme ishte me keq se filmat aksion qe shihen ne tv”- shkruan Erblin.
   
 “Kjo që keni shkruar është e rëndë, z. Ministër... Kur e dëgjova lajmin sot në lajme (500 m larg vendngjarjes së ekzekutimit banoj), m'u shtrëngua shpirti. Nuk duhet të gëzohemi kurrë kur vdes një njeri, sado negativ të jetë. Përndryshe Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Burgu i Sigurisë së Lartë nuk do të ekzistonin!”- shkruan Ermira Deliallisi

komenti i erblinit per markun
(Në foto: Komenti i  nje banori prane shtepise ku ndodhi operacioni, Shikoni komente të tjera  FOTO)

FORCAT SPECIALE: S’KISHIM ZGJIDHJE TJETER
Ndër komentet është dhe ajo e një përdoruesi i cili preznatohet si “Forcat  Speciale të cilat pasi falenderojnë ministrin thonë ndihen të keqardhur nga komentet duke shtuar se situata ka qenë me rrezik shumë të lartë dhe pa zgjidhje tjetër dhe në ato kushte Gazmir Marku mund të kishte vrarë dhe ndonjë civil.   
“Flm per mbeshtetjen qe tregoni per trupat e policise zoti Tahiri. Me vjen keq qe asnje nuk e ze me goje plagosjen e policit dhe te gjithe paragjykojne, shume prej jush nuk kane as idene me te vogel te rrezikut qe mbartin keta persona ne mes te shoqerise, ne ato kushte ai mund te kishte vrare dhe ndonje civil. Gjithsesi situata ka qene me rrezik shume te larte dhe pa zgjidhje tjeter.”forcat special.

komenti i forcave speciale

(Në foto: Komenti i forcave specialeShikoni komente të tjera  FOTO)



gazmir marku dhe statusi i Tahirit

(Në foto: Gazmir Marku dhe statusi i Saimir Tahirit në facebook)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve