
Foto: Elvis dhe Gjon Shkambi
Gjon Shkambi pretendon se pasi nipi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, qëndroi i shokuar në sallë, pa kryer asnjë veprim. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, thuhet se Gjon Shkambi ka deklaruar se pas vrasjes së gjyqtarit, mban mend vetëm t’i ketë thënë Elvisit: Na fike!
“Janë duke më marrë në qafë, jam një viktimë në këtë rast, veç pa plagë në trup”, mësohet të jetë shprehur Gjon Shkambi.
Sipas dëshmisë së rojës së gjykatës, Gjon Shkambi ka tentuar të dalë nga dera kryesore pas vrasjes, por një nga pala e plagosur i ka thënë ta kapin atë person pasi është me autorin. Roja tregon se e neutralizoi 56-vjeçarin dhe e futi në ambientet e brendshme të gjykatës për të mos u larguar.
Ndërkohë në një tjetër dëshmi të nipit të Gjon Shkambit pretendohet e kundërta. Sipas dosjes që Report Tv e siguron, Elvisi i dha çelësat e makinës xhaxhait dhe i tha të largohet se ai nuk kishte punë me këtë histori, por ai qëndroi në oborrin e gjykatës.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Zbardhen fjalët e fundit të gjyqtarit Kalaja para se të vritej në Apel! Gjon Shkambi parkoi mjetin me arsenal në xhami: Po vërtetoj ato që ka thënë Shkodra për ty...







