Nexhet Mekolli, i ati i 49-vjeçarit, Bashkim Mekolli i cili vrau me sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij, Demirke Mekolli, 49-vjeç rrëfen për Report Tv se djali i tij vuante prej vitesh nga depresioni.

I moshuari thotë se e kishte dërguar për kurim në spital në Tiranë, por sipas tij bluzat e bardha nuk e kanë shtruar duke i dhënë vetëm një recetë me ilaçe. 

Ai thotë se djali ishte agresiv, ndërsa shton se grindej vazhdimisht me bashkëshorten. 

"Ngjarja ndodhi në orën 08:30 të mëngjesin. Ai ishte me depresion prej shumë vitesh. Para dy muajsh me rekomandimin e mjekut e çuam në Tiranë për ta vizituar dhe ta shtronin, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurimet shoqërorte. Për këtë shkak mori barna dhe erdhi në shtëpi. Unë jetoj i vetëm pasi më ka vdekur bashkëshortja prej 14 vitesh dhe djali me nusen jetonin në shtëpinë time. Të martuar kishin rreth 18-vjet dhe kanë një djalë 16-vjeç.
 
Grindeshin për ditë, vetëm sherr e shamatë kishin. Ishte shumë agresiv. Jetonin me asistencë dhe unë me pensionin tim i mbaja me të ardhura.  Ai duhej të ishte shtruar në spital, për t'u kurua
r". 

Ai rrëfen gjithashtu se viktima kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa të birin e kishte gjetur me sqepar dhe thikë në dorë brenda në dhomën e krimit.

"E kishte goditur me sqepar në kokë mbrapa, kur erdha unë ishe me thikë dhe sqepar në dorë".  

Mëngjesin e sotëm krimi në familje tronditi qytetin e Pogradecit, ku Bashkim Mekolli vrau me thikë e sqeparë bashkëshorten e tij Demirke Mekolli, 49-vjeç.

Nga martesa 18-vjeçari çifti ka djalë 16-vjeç i cili ndodhet në Itali. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com