Ministri i Drejtësisë kërkon një ndëshkim mbi-njerëzor për burrin, që dje hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt në Fier, pas debatit që kishin në familje.
Manjani deklaron se nesër do të çelë një proces hetimor administrativ, pasi megjithë urdhrin e mbrojtjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor.
“Ngjarja është tepër e rëndë aq sa i tejkalon kufinjtë e njerëzores! "Burrë-shtaza" që e ka kryer këtë krim meriton pa dyshim një ndëshkim mbi-njerëzor!
Përse megjithë urdhrin e mbrojtjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor?! Kush ka gabuar gjykata që ka lëshuar urdhrin apo zbatuesit e atij Urdhri?!
Megjithë statusin ende të paqartë ligjor, në këtë situatë post-reformë (askush nuk e di tashmë nëse duhen zbatuar ligjet e reja, që kanë hyrë në fuqi por nuk zbatohen dot, apo do vazhdohet me ligjet e vjetra!!), do te çel nesër një proces hetimor Administrativ, për të sqaruar këto pyetje.
Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse.
Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi Penal që besoj ka nisur tashmë.
Prandaj i kërkoj që sot, Prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të Udhërave të Mbrojtjes!
Prokuroria ka mundësinë ligjore të sqarimit dhe të veprimit të shpejtë për çdo person përgjegjës.
Duhet mbyllur njëherë e mirë shtegu i "shtázve" që dhunojnë familjet e tyre! S’ka e s’mund të ketë mbrojtje për shtazët! Mbrotja është paraparë për njerëzit” deklaron ai.
Reagimi i Manjanit erdhi pas pyetjes së Majlinda Bregut përmes një statusi në Facebook, kush është gjyqtari që u bë shkak për vrasjen barbare të gruas?
Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në Fier, ku Ferdinand Rukaj hodhi nga kati i katërt gruan e tij.
Ajo thekson se sapo të mësojë emrin e gjyqtarit, do ta bëjë vetë padinë ndaj tij. "Zoti ministër, kush është ai gjyqtar qe paska lëshuar një “Urdhër mbrojtje” qe e le burrin qe gruaja e padit për dhune, te jetoje ne një shtëpi me te derisa ta hedhe nga ballkoni?
Nëse kjo është tërësisht e vërtetë, padinë për këtë gjyqtar, do ta bej vetë”, thekson në një reagim në Facebook, Majlinda Bregu.
Liljana Rukaj, 42-vjeçarja nga Fieri, e cila humbi jetën mesditën e të shtunës, kur pas një debati me bashkëshortin, ky i fundit e hodhi nga dritarja e tualetit të katit të katërt të apartamentit, kishte marrë urdhër mbrojtje nga gjykata.
Dy muaj më parë, 52-vjeçari kishte dhunuar bashkëshorten dhe kjo e fundit kishte bërë denoncimin në polici dhe gjykata kishte caktuar urdhër mbrojtje.
Pavarësisht kësaj çifti vijonte të jetonte në të njëjtën banesë. Debati i së shtunës ka rezultuar fatal për gruan, teksa burri i saj e hodhi nga dritarja e tualetit, madje edhe të zhveshur. Ajo gjeti vdekjen rrugës për në spital.
Sot, trupi i pajetë i 42-vjeçares Liljana Rukaj është përcjellë për në banesën.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com