Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratave për zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan që u vra në Fier para 3 ditëve duke u shprehur se pas denoncimit, policia ka bërë strehimin e saj në banesën e të vëllait të saj, ndërsa urdhri i gjykatës nuk është dërguar në polici dhe për këtë përgjegjësit duhet dënohen.
 
Tahiri thotë se është dhunuesi institucional, që i la rrugë të hapur dhunuesit që i mori jetën një njeriu.
 
"Pas denoncimit të të ndjerës, Policia ka bërë strehimin e saj në banesën e të vëllait të saj, dhe ka kërkuar menjëherë pranë Gjykatës Fier lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
 
Ligji e do qe vendimi i gjykatës për urdhër mbrojtje të ishte dërguar brenda 24 orësh pranë disa institucioneve, një ndër tyre edhe Policia.
 
Ky urdhër mbrojtje, nuk është dërguar kurrë në Polici, e kam frikë në asnjë institucion tjetër.
 
Ndoshta do ketë mbetur në sekretaritë e gjykatës, a gjithkund tjetër, por vetëm në Polici dhe institucione, nuk ka shkuar.
 
Është dhunuesi institucional, qe i la rruge te hapur dhunuesit qe i mori jeten nje njeriu.
 
Shpresoj të ketë hetim penal, për cilindo përgjegjës që nuk ka bërë detyrën, me koston e madhe te një tjetër viktime te pafajshme nga dhuna ne familje
" shprehet ministri. 

Pas debateve të vazhdueshme në familje, Ferdinand Rukaj hodhi gruan nga dritarja e tualetit, ndërsa Liljana Rukaj nuk u mbijetoi plagëve duke humbur jetën rrugës për në spital.

Ministri jep edhe një numër alarmant të rasteve të dhunës në familje, teksa deklaron se nga 1 Janari deri 30 Nentor janë 3.758 raste te trajtuara nga policia dhe 1.991 prej tyre me urdher mbrojtje.

Deklarata e plote e Tahirit
Kur grate ne parlament dhunohen me tituj te tipit "ndrikulla", "kurva" e "lavire", sigurisht injoranca do gjej frymezim ti dhunoje e ti vrase grate e femijet.
Dhe flitet per viktimat e dhunes ne familje, kur makabritetet tmerrojne te madh e te vogel.

Por pak flasim e pak bejme, per dhunen e heshtur, ate qe nuk shohim e degjojme, por qe neser do sjelle viktima te tjera po nuk u shkundem mire nga themelet, individi, shoqeria dhe institucionet.

Nga 1 Janari deri 30 Nentor, jane 3.758 raste te trajtuara nga policia per dhune ne familje. 1.991 prej tyre me urdher mbrojtje.
Por keto te dhena jane, pa diskutim, vetem nje pjese fare e vogel e te vertetes.

Shoh me shume komshinje e familjare qe tregojne detaje pasi ndodh ngjarja makaber, sesa komshinje e familjare te gatshem te sinjalizojne menjehere dhunen ne familje, qe ne fillesen e saj.

Me heshtjen tone, shoqeria po i hap rruge dhunuesve. Sepse jane fare fare pak sinjalizimet e familjareve, rrethit shoqeror, fqinjeve, e kujdo tjeter qe mund te shpetonin viktimat e dhunes ne familje.
E jane shume me pak akoma, veprimet aktive per te parandaluar dhunen.

Ka plot institucione qe vetem punen nuk bejne, e keta jane me dhunues se dhunuesit. Dhunojne me burokraci, me vonese e mosveprim.
Deputetja Majlinda Bregu ka publikuar sot nje urdher mbrojtje per Liljana Rukaj, viktimen e dhunes se bashkeshortit ne Fier.

Pas denoncimit te te ndjeres, Policia ka bere strehimin e saj ne banesen e te vellait te saj, dhe ka kerkuar menjehere prane Gjykates Fier leshimin e urdhrit te mbrojtjes.
Ligji e do qe vendimi i gjykates per urdher mbrojtje te ishte derguar brenda 24 oresh prane disa institucioneve, nje nder tyre edhe Policia.

Ky urdher mbrojtje, nuk eshte derguar kurre ne Polici, e kam frike ne asnje institucion tjeter. Ndoshta do kete mbetur ne sekretarite e gjykates, a gjithkund tjeter, por vetem ne Polici dhe institucione, nuk ka shkuar.
Kush e ka mbajtur kete urdher mbrojtje ne sirtar, eshte dhunuesi institucional, qe i la rruge te hapur dhunuesit qe i mori jeten nje njeriu.

Shpresoj te kete hetim penal, per cilindo pergjegjes qe nuk ka bere detyren, me koston e madhe te nje tjeter viktime te pafajshme nga dhuna ne familje.
Shpresoj shoqeria te ndergjegjesohet, e te sinjalizoje menjehere shenjat me te para te dhunes ne famije, pa pritur gjate deri ne dhune fizike.

Shpresoj media te luaj me fort rolin e saj. Duke mos raportuar detajet e ketyre ngjarjeve, parandalojme efektin domino te atyre qe te nxitur nga lajmet, ndjekin shembullin.
Na duhet te bejme te gjithe me shume!!!
 
 
dy.b/shqiptarja.com