Vrasja e Ibrahim Bashës/ Flet avokati i të akuzuarit të deportuar nga SHBA: Ai ishte në Tiranë kur ndodhi ngjarja

Pas deportimit nga SHBA i të akuzuarit Ruhan Hiraj për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat, avokati i tij kanë dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar këtë ngjarje.

Avokti mbrojtës i Ruhan Hirajt, Bashkim Nikolla ka deklaruar se klienti i tij nuk është vrasës ashtu siç u tha por thjesht një person që është përfshirë nga hetimet dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e efektivit të RENEA-s në  24.06.2015. Avokat Nikolla ka thënë se në momentin kur ka ndodhur vrasja e Ibrahim Bashës, klienti i tij ishte në Tiranë me familjen dhe nuk ka patur se si të ishte ai i përfshirë në grupin e zjarrit që qëlluan ndaj forcave RENEA.

Në fund Bashkim Nikolla ka deklaruar se do t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ka besim të plotë se Gjykata e Lartë pas ringritjes do t'i japë të drejtë klientit të tij.

Pjesë nga deklarata e avokatit të Ruhan Hirjas:

"Shqipëria kë bërë një kërkesë për ekstradim. Ai është paraqitur si killer. Nuk po ekstradohet një gurë. Ne kemi bërë procedurat për ekstradimin e të mbrojturit prej nesh. Kurrë nuk ka qenë vrasës nuk ka marrë pjesë në organizatë kriminale. Pjesa tjetër ku ai është vetëparaqitur.. se çfarë do të deklarojmë këtë fakte këto prova për pafajësinë e tij absolute. E themi pasi po të shikosh dokumentat për procesin e strëzgjatur për të gjetur autorët, i mbrojturi prej nesh është akuzuar nëpërmjet televizorit dhe ende nuk kemi një provë kronkrete. Zërin tonë qoftë në përballje juridike duke e quajtur lufta e Lazaratit duke nxjerre faktet, duke analizuar se nuk ka motiv por edhe në tërësi ai grup nuk ka asnjë vendim që thotë unë jam vrasësi. Kush ka patur motiv që të vritet një polic? Asnjë. Në 9 të mëngjesit ka qenë në Tiranë, ngjarja ka ndodhur në 10 e ca, ç'lidhje ka kur janë 300 kilometra...? Ai me vullnet të lirë thotë të përballem me drejtësinë. Ja vlen të luftosh për të kur ke të drejtë. Se ku ke të përballesh me akuza si vrasës killer ke probleme me drejtësinë dhe familjarët. Është gabuar me hetimin dhe konkluzionet. çështja është në Gjykatën e Lartë, dhe besojmë pas ngritjes të shqyrtojë rekurset tona dhe ta sjellë ngjarjen në vënien e drejtësisë dhe në dhënin e pafajësisë. Në pretendojmë ta fitojmë betejën me prova. Ka ardhur thjesht një shtetas për tu përballur me drejtësinë. Dhe jo siç është sjellë. Janë bërë një sër shkeljesh proceduriale dhe do t'i arrihet qëllimi. Ajo ngjarje ka shumë faktorë...pse ndodhi pikërisht?"

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg