Dëshmi tronditëse kanë dalë përgjatë procesit të gjykimit të 13 gardianëve të cilët akuzohen se rrahën barbarisht të burgosurin shqiptar Ilia Kareli. Vetë policët e burgut të Nigritës kanë dëshmuar se ndaj të burgosurit ishte ushtruar dhunë e ashpër, ku spikat goditja në kofshë, në kraharor dhe në gjoks.
Në Gjykatën e Selanikut, para disa ditësh janë dëgjuar dëshmi të reja nga personat që ishin të pranishëm gjatë rrahjes së Ilia Karelit, ndërsa mes të akuzuarve ndodhet edhe drejtori i burgut të Nigritës, ku shqiptari dha shpirt.
Policët e burgjeve kanë shpjeguar për hetuesit dhe gjykatësit momentet fatale para se 42-vjeçari të ndërronte jetë nga torturat.
“Kur e pashë unë kishte shenja në krah dhe gjoks, të formuara nga goditjet e dhunshme”. Një tjetër efektiv burgjesh u shprej se Kareli kishte marrë goditje në anën e pasme të trupit dhe në pjesët e ulëta. Teksa dëgjoheshin këto dëshmi, reagoi njëri prej të akuzuarve, i cili i konsideroi të pavërteta këto deklarime. “Unë mohoj këto që tha ai, po gënjen”- u shpreh gardiani. Procesi gjyqësor u ndërpre dhe do të vazhdojë javën e ardhshme me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të tjerë.
Para se të vdiste i burgosuri shqiptar, Ilia Kareli (Kudret Kume) u tha gardianëve grekë se “Dua vetëm të pushoj pak, jam shumë i lodhur”. Një infermiere në burg pati thënë se “nuk ka rëndësi shëndeti i tij”, ndërsa një gardian, pas rrahjes disaorëshe, e kishte pyetur se për çfarë kishte nevojë.
Më herët në hetuesi u paraqitën dy policë që shërbejnë në rajonin policor të Fokidas. Njëri nga policët mori pjesë në transferimin e 42-vjeçarit Kareli nga burgu i Malandrinos, ndërsa tjetri ka vepruar si zëvendëskomandant në këtë segment.
“Unë e pashë Karelin në mëngjesin e 26 marsit (një ditë pas vrasjes të gardianit grek) në qendrat e paraburgimit. Ai ishte goditur në sy dhe kishte plagë në qafë. Unë fola me të dhe e pyeta nëse kishte nevojë për diçka. Ai u përgjigj se nuk kishte asgjë dhe e vetmja gjë që kërkoi ishte të flinte. Ishte i qetë, kishte qartësi”, tha polici. Sakaq, në lidhje me goditjet ai u përgjigj se “Me sa duket plagët ishin shkaktuar në burgun e Malandrinos”.
Nga ana e tij, kolegu tjetër ka thënë e kishte parë mavijosjen në shpatullën e 42-vjeçarit dhe një shenjë në sy. I pyetur në lidhje me plagët, ai u përgjigj se “Mund të ishin shkaktuar para se ta merrnim nga burgu”.
Ai parashtroi më tej se, në udhëtimin e tij, vazhdimisht e pyeti të burgosurin nëse ai ishte mirë me shëndet dhe nëse kishte nevojë për një mjek, por Kareli i ishte përgjigjur se dëshironte vetëm të pushonte pak.
Ilia Kareli (Kudret Kume) u dhunua barbarisht në burgun grek, në 28 mars të vitit 2014-ë, tre ditë pasi kishte vrarë me thikë një gardian burgu, në një moment tensioni për refuzimin e lejes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com