Oliver Ivanoviç ka pasur kundërshtar kryesor lëvizjen serbe. Për të folur lidhur me këtë çështje ka qenë i ftuar në studion e Report Tv diplomati i njohur Lisien Bashkurti.
Diplomati ka shpjeguar se vrasje të tilla janë tipike ballkanike, kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Sipas tij Ivanoviç është aktivizuar në politikë pas luftës së Kosovës, si një nacionalist i cili ka rënë shpesh herë në kundërshtim edhe me qëndrimet e Beogradit. Por kjo vrasje mund të dëmtoj marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.
Intervista e plotë:
Vuçiç ka kërkuar përfshirjen e Serbisë në hetimet që do të zbardhin të plotë ngjarjen, si do të vijojë situata politike Kosovë-Serbi?
Oliver Ivanoviç e ka nisur aktivitetin politik në Kosovë pas mbarimit të luftës së Kosovës. Ivanoviç ka pasur një sërë postesh gjatë karrierës së tij politike. Përfshirja në luftë e bëri që ai të gjykohej nga EULEX, pas lirimit nga burgu është aktivizuar përsëri në jetën politike.
Ivanoviç ka krijuar probleme jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi, ka qenë një politikan që vjen nga nga një familje intelektuale, i ati i tij ishte pedagog historie ndërsa e ëma pedagoge letërsie. Pas përfundimit të luftës është paraqitur si një nacionalist i interesave serbe në Kosovë, madje shpesh herë ka rënë në kundërshtim me qëndrimet e Beogradit.
Kjo tregon se ka qenë një politikanë me figurë kontradiktore për skenën politike.
Inanoviç është vrarë në Mitrovicën Veriore në pjesën serbe?
Kjo është patjetër një vrasje politike tipike ballkanike për eliminimin e politikanëve të realizuara nëpërmjet një akti të mirë organizuar. Unë do ta krahasoja me ngjarjen e vitit 1914. Mitrovica është ende një zonë e errët për sa i përket problemeve Kosovë-Serbi.
Në një situatë kur Kosova po përballet me sfidat e funksionimit të shtetit, gjykatës speciale, normalizimin e marrëdhënieve për zgjidhjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kemi sfida serioze edhe në Bosnje-Hercegovinë, por edhe Serbia po përballet me sfidën e integrimit kjo ka bërë që marrëdhëniet të jenë të brishta midis vendeve të Ballkanit.
Vendet e Ballkanit janë të kërcënuar për marrëdhëniet bilaterale, për shkak të ndikimit të Rusisë dhe rajoni është në kufijtë e mundshëm të destabilizimit.
Duhen të merren masa për sigurinë në vendet ballkanike për shkak të rrezikut nga destabilizimi.
Beogradi ka tërhequr trupin e negociatorëve, madje ka mbledhur Këshillin e Sigurisë do të ndikojnë kjo për të dëmtuar ecurinë e negociatave? Forcat ndërkombëtare të KFOR-it i ka kapacitetet për të parandaluar vrasje të tilla? KFOR-i ka kompetenca për të ruajtur sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe jo të Serbisë. Vrasje të tilla synojnë të dëmtojnë vazhdimin e negociatave.
A përbënë SHBA-ja sigurinë më të madhe për Kosovën?
Filozofia e SHBA për ta bërë të madhe, politikat fiskale, qëndrimet politiket me Evropën, është tërhequr nga zonat e krizës, ka një tërheqje edhe në kuadër të NATO-s, nuk mund të themi se është Amerika aktive si ajo e Roland Reganit.
Për zonat e krizave rrezikon shumë mungesa e angazhimit. Në rastin e Kosovës ka politika tërheqëse, nuk është ai kontribut që është karakterizuar më përpara, sigurisht roli i saj mbetet aktiv.
Çfarë synon Rusia në Ballkan?
Në disa zona është shumë aktive për shkak të interesave ekonomike, strategjike, gjeopolitike tregon se ky rajon nuk ka shpëtuar asnjëherë nga interesat.
Vijon...
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO










