Vrasja e Ivanoviç, makina që
përdorën autorët ka pronar serb

Vrasja e Ivanoviç, makina që<br />përdorën autorët ka pronar serb<br>
Policia e Kosovës ka mundur të gjejë makinën e autorëve të vrasjes së Oliver Ivanoviç, kryetari i iniciativës qytetare SDP.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, përmes një komunikate për shtyp, ku ka deklaruar se kanë gjetur makinën e autorëve të vrasjes e cila ishte djegur për të humbur gjurmët.

Policia ka mundur të dallojë numrin e sasisë dhe sipas kësaj të fundit pronar është një serbo-austriak i cili ka vdekur disa vite më para por makina e tij është shitur nga bashkëshortja pas vdekjes tek një tjetër serb në Beograd. 

Oliver Ivanoviç u vra këtë të martë nga autorë ende të paindetifikuar para selisë së partisë së tij SDP. Autoritetet kosovare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare janë duke punuar për të gjetur autorët e vrasjes. 
oliver ivanovic
(Automjeti i djegur pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç)

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar