Te “5 pyetjet nga Babaramo” kryeministri Edi Rama komentoi edhe vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Kreu i qeverisë tha se porositësit dhe vrasësit e liderit serb nuk kanë shtetësi shqiptare apo kosovare. 

Një hamendësim i arsyeshëm, edhe pse mbetet për t'u vërtetuar, është se porositësit e vrasjes së Ivanoviç nuk kanë nënshtetësi shqiptare apo kosovare”, u shpreh Rama

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse trazirat në parlamentin maqedonas, ngjarjet në Malin e Zi ku u tentua eliminimi i ish-kryeministrit Gjukanoviç dhe vrasja e Ivanoviç javën e kaluar, nëse kanë lidhje më njëra-tjetrën, Rama tha se nuk ekziston një tezë e tillë.  

“Do të ishte ekzagjerim i paarsyeshëm të thuhej kjo, sepse nuk ka asnjë element faktik që do ta bënte të mundur këtë”.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com