Vrasja e Ivanoviç, paralajmëron
eksperti amerikan:Pasoja serioze
Eksperti i çështjeve të Ballkanit në Uashington, Edward Joseph, i cili e ka njohur personalisht zotin Ivanoviç, tha se vrasja e politikanit serb të Kosovës mund të sjellë një tensionim të përgjithshëm të situatës në Kosovë, edhe pse rrethanat janë ende të paqarta.
Eksperti i çështjeve të Ballkanit në Uashington, Edward Joseph, i cili e ka njohur personalisht zotin Ivanoviç, tha se vrasja e politikanit serb të Kosovës mund të sjellë një tensionim të përgjithshëm të situatës në Kosovë, edhe pse rrethanat janë ende të paqarta.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Joseph tha se vrasjet me karakter etnik kanë prirje të sjellin pasoja politike serioze dhe të shkaktojnë trazira në këtë pjesë të Kosovës.
“Incidentet e këtij lloji mund të rrisin tensionet ndëretnike në këtë zonë, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet 2004 dhe 2012, kur vrasja ose plagosja e një personi nga një grup tjetër etnik shkaktoi trazira politike”. Ai tha se pasojat do të varen edhe nga përkatësia etnike e autorëve të vrasjes.
“Nëse autori i vrasjes është shqiptar, kjo mund të atëherë kjo mund të nxisë reagime të mëdha nga serbët dhe mund të shkaktojë trazira në veri të Mitrovicës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tashmë ka thënë se sulmi ndaj Oliver Ivanociçit është një sulm ndaj gjithë Serbisë dhe delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel u largua nga bisedimet. Pra, nëse hetimet dalin në përfundimin se vrasja është bërë nga shqiptarët, kjo do të zëmëronte serbët dhe do të shkaktonte tensione ndëretnike”.
Zoti Joseph shtoi se nëse hetimet dalin në përfundim se vrasja nuk është bërë nga shqiptarët por ishte thjeshtë një luftë mes serbëve, atëherë nuk duhet të nxisë tensione ndëretnike. “Prandaj, është mirë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dënuar vrasjen dhe është zotuar se autorët e saj do të gjenden”, tha eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Edward Joseph.(Marrë nga VOA)
d.c./shqiptarja,com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.6%
-
Keq
40%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 1477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44