Vrasja e Ivanoviç,Rama:Tragjedi!
Meta:Të kapen urgjent autorët

Vrasja e Ivanoviç,Rama:Tragjedi!<br />Meta:Të kapen urgjent autorët<br>
Politika shqiptare ka dënuar ashpër ngjarjen tragjike të vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, që tronditi opinionin publik. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ngjarjen një tragjedi që nxit urrejtjen dhe tensionin, duke shprehur keqardhje të thellë dhe nxitur dy vendet fqinje për dialog.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic; akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, edhe Presidenti Ilir Meta ka dënuar me ashpëri vrasjen e politikanit, duke kërkuar që ngjarja të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanović. Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Për vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë bëri thirrje dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndonëse e cilësoi ngjarjen shumë të rëndë. Kryemadhi kërkoi të zbardhet urgjent çëshja dhe të vihen para drejtësisë autorët.

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit ngjarje shumë e rëndë. Duhet të zbardhet menjëherë çështja dhe të gjenden autorët. Pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë, dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojë. Politika duhet të dijë ta tejkalojë këtë situatë në emër të integrimit evropian”, tha Kryemadhi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar