Vrasja e Ivanoviç,Rama zbulon
bisedën me Vuçiç për Kosovën

Vrasja e Ivanoviç,Rama zbulon<br />bisedën me Vuçiç për Kosovën<br>
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë qëndrimit në Davos, ku morën pjesë në Forumin Ekonomik.

Rama tha se ka biseduar me Vuçiç për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, për të cilin tha se nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut Serbi-Kosovë.

Sipas tij, vendet e rajonit po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, ku ka një rritje të ndejshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon dhe posaçërisht në Shqipëri.

"Së fundi, nga biseda me presidentin e Serbisë, mundëm të konstatojmë se vrasja e Ivanoviç në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ne e mbështesim fuqimisht, e nga ana tjetër, në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që po hyjmë në një fazë të re, ku ka një rritje të ndjeshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri. Pasqyra e përgjithshme është optimiste për të ardhmen e afërt. Një vend që negocion anëtarësimin është në end me besueshmëri shumë të lartë edhe për investitorët dhe negociatorët", tha Rama në mbledhjen e grupit të PS. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE