Gazeta “Blic” e Beogradit thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjithnjë sipas “Blicit”, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, transmeton Koha.net.
Kjo gazetë thotë se arsye e ndërprerjes së bisedimeve janë vrasja e Ivanoviçit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili, gjatë akademisë së djeshme përkujtimore për masakrën e Reçakut, deklaroi se “Serbia plakë mos të provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”.
Vuçiq ka caktuar sot për në orën 12 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13 do t’u drejtohet mediave. Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës, raporton KTV.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
d.c./shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)