Vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtesia” (SDP) Oliver Ivanoviç ka detyruar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandar Vuçiç të zhvillojnë një bisedë telefonike. Zyra e shtypit e presidentit Thaci thotë se kreu I shtetit të Kosovës e ka siguruar homologun serb që organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe nxjerrjen e autorëve përpara drejtësisë.
/Shqiptarja.com
Hashim Thani ka shkuar më tej gjatë kësaj telefonate kur i ka thënë Vucic se “ Organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çdo lloj ndihme që mund të çojë drejt zbardhjes së këtij ekzekutimi”.
Mediat në Kosovë raportojnë se të dy presidentët janë dakortësuar me idenë se autoriteteve kompetente u duhet lënë koha e nevojshme në dispozicion që të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur.
d.b/shqiptarja.com











