Vrasja e Ivanoviç, Gjenerali serb:
Jo nga shqiptarët,motivet politike

Vrasja e Ivanoviç, Gjenerali serb:<br />Jo nga shqiptarët,motivet politike<br>
Gjenerali Miomir Stojanoviç, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka folur pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, me siguri nuk qëndrojnë shqiptarët pas këtij krimi, por serbët, sipas tij është vrasje për motive politike ose nga grupet kriminale.

“Vlerësimi im është se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi ata mund ta vrisnin kur të donin, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike nga serbët, ose vepër e grupeve kriminale në veri të Kosovës”
, ka shpjeguar Stojanoviç.

Vrasjen me motive politike ky i fundit e ka sqaruar se ka ndodhur në kohën kur kanë rifilluar bisedimet për Kosovën në Bruksel, ndërsa Ivanoviç ka qenë “shumë i respektueshëm mes komunitetit serb në Kosovë”, ka treguar Gjenerali Stojanoviç.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar