Vrasja e Ivanoviç, Haradinaj: Për
ta zbardhur mund të ftojmë FBI-n

Vrasja e Ivanoviç, Haradinaj: Për<br />ta zbardhur mund të ftojmë FBI-n<br /><br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dënon shfrytëzimin politikisht të vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Shefi i qeverisë së Kosovës u shpreh se nëse do jetë e nevojshme për të zbardhur të vërtetën do të ftohet edhe FBI-ja. “Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do ta ftojmë FBI-në”, tha Haradinaj.

Ai ka deklaruar se Kosova po kërcënohet nga Serbia, pas deklaratave zyrtarëve të ushtrisë serbe se ‘synojmë kompletimin e sistemit raketor, me distancë të që mbërrijnë Kosovën’’. Lideri i iniciativës qytetare 'Liri, Demokraci, Drejtësi', Oliver Ivanoviç u ekzekutua me armë zjarri me katër plumba në gjoks sot në Kosovë. E ndërsa për vrasjen ende nuk ka asnjë të arrestuar, ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Ballkan.

Gjendet një makinë e djegur, policia: Jemi pranë autorëve
Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni deklaroi se është krijuar një task forcë që ka menaxhuar këtë rast nga fillimi. “Për shkak të natyrës së hetimit, nuk mund të japim më shumë detaje, por mund t’ju them se Policia e Kosovës, me përkushtimin më të madh, do bëjë çdo gjë për ta zbardhur këtë rast.

Një veturë e dyshuar e autorëve është gjetur e djegur. Ajo ka qenë pa targa, por PK ka gjetur informata për pronarin e mëparshëm dhe beson se kjo do të ndihmojë në hetime. Çdo automjet që lëviz është i obliguar të ketë targa, kjo veturë ka qenë pa targa. Por në shumë shpejt kemi arritur të kemi në dispozicion informatat e nevojshme për pronësinë e veturës. Ende nuk mund të japim më shumë detaje, por na mjaftojnë që të gjurmojmë” tha ai.

%u200BMakina e djegur
Makina e djegur

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar