Vrasja e avokatit Ravik Gurra/ Artan Hoxha: Autori erdhi nga jashtë vendit

Lidhur me vrasjen e avokatit Ravik Gurra, të ndodhur në Elbasan gazetari Artan Hoxha në emsionin "Repolitix" nga Denis Minga, deklaroi se sipas idenitikitit të autorit të krijuar deri më tani, dyshohet se ai është një shtetas shqiptar i cili ka ardhur nga jashtë vendit dhe nuk rezulton të jetë larguar prej tij.

"Kamerat e sigurisë janë detyruar të fokusojnë hapsirat përpara binzneseve. Autori është përpjekur të mbulohet duke përdorur një kapele sportive dhe një maskë. Rezulton se është një person me trup mesatar. Ka dyshime se është nje person i cili ka hyrë nga jashtë, është shtetas shqiptar dhe nuk më rezulton se është larguar nga Shqipëria", deklaroi  Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Vrasja e avokatit Ravik Gurra/ Artan Hoxha: Autori erdhi nga jashtë vendit

Lidhur me vrasjen e avokatit Ravik Gurra, të ndodhur në Elbasan gazetari Artan Hoxha deklaroi se sipas idenitikitit të autorit të krijuar deri më tani, dyshohet se ai është një shtetas shqiptar i cili ka ardhur nga jashtë vendit dhe nuk rezulton të jetë larguar prej tij.

"Kamerat e sigurisë janë detyruar të fokusojnë hapsirat përpara binzneseve. Autori është përpjekur të mbulohet duke përdorur një kapele sportive dhe një maskë. Rezulton se është një person me trup mesatar. Ka dyshime se është nje person i cili ka hyrë nga jashtë, është shtetas shqiptar dhe nuk më rezulton se është larguar nga Shqipëria", deklaroi  Hoxha.

Ora 22:26
Vrasja e Jurgen Kurtit/ Artan Hoxha në Repolitix: Autorët mbanin viktimën në vëzhgim

Lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit të ndodhur në Tiranë më 18 Mars, gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbardhur edhe njëherë dinamikën e ngjarjes dhe informacionet e deritanishme mbi tre të dyshuarit e vënë në pranga ditën e djeshme

"Nga momenti që janë ndaluar personat që dyshohen të përfshirë në këtë ngajrje kanë kaluar vetëm 48 orë. Nga skema që jepet deri tani, tre personat e ndaluar akuzohen se kanë ndihmuar në realizimin e atenatit nga Klodian Bame kanë vëzhguar viktimën.

Dyshimet deri tani që kemi të bëjmë me një person tjetër i cili është porositësi.  Alesio Berberi bashkë me një vajzë janë shoqëruar nga Elsi Leventi për në Rinas. Në momentin që është kapur ka nisur veprimet e saj policia. Është kontrolluar banesa dhe automjetet. Automjeti i përdorur në vendngjarje del me letra i shitur po sërish përdorej prej tyre.

Elsi Leventi ka ardhur nga Patosi disa ditë më përpara dhe rrinte në banesën ku rrinin të tre. Banesa e tij në Patos nuk ësht kontrolluar ende", shprehet Artan Hoxha.

Ora 21:25
Vrasja e Jurgen Kurtit/ Gazetari Qyno: Autorët ndërruan targën e makinës pranë vendngjarjes

Gazetri i Shqiptarja.com Elton Qyno ka folur mbi lidhjen e autorëve të dyshuar për vrasjes e Jurgen Kurtit me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ata janë zbuluar për shkak se kanë ndaluar pranë vendngjarjes për të ndërruar targën e automjetit.

"Që të katërt janë nga zona e Fierit dhe Patosit. Pothuajse janë në të  njëjtën moshë. Alesio Berberi ka në Fier një pikë që shet makina. Ka hsitur një AUDI te Klodian Bane. Kontratën e ka bërë Olsi Qalliaj. Megjithëse e kanë shitur makinën vetë Olsi e ka përdorur makinën disa herë. Olsi Qalliaj thotë se e ka përdorur makinën edhe një javë para se të kryej vrasja.

Nga pamjet filmike përpara ngjarjes rezulton se Alesio, Olsi dhe Klodiani kanë qenë bashkë në zonë para se të vritej Jurgen Kurti. Kanë ndjekur veprimet e viktimës me të njëjtin automjet që ja kanë shitur Klodian Banes.

Audi ka qendruar diku në një rrugicë pranë zonës ku është bërë vrasja dhe Klodian Bane ka zbritur dhe ka ndërruar targën e makinës me të cilën ata kanë lëvizur.

Nga ndryshimi i targave është krijuar bindja që këta persona janë autorë të ngjarjes.

Duke qenë se Alesio Berberi është tregtar makinash dhe dyshimet janë se duke qenë se Jurgen Kurti është përdorues i makinave të shtrenjta, ata mund të kenë pasur konflikte lidhur mbi pazare të pambyllura", tha Qyno.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës