Vrasja e këngëtares Emmy, Apeli:
2 vjet burg biznesmenit Kelmendi
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë por kërkon që biznesmeni kosovar të vuajë në burg pjesën e mbetur të dënimit. Babai i Emmy-t: Vendim i padrejtë.
TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për dënimin e biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi me dy vjet e 10 muaj burg. Kelmendi ishte dënuar për vrasjen e këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me pseudonimin Emmy, vrasje që është cilësuar nga Apeli si aksidentale. Ndërsa Apeli ka vendosur që "pjesën e mbetur të dënimit, prej 2 vitesh, Kelmendi ta kryejë në burg".
Biznesmeni kosovar aktualisht ndodhet në Kosovë dhe nuk mori pjesë në seancë, ndërsa në sallë ndodheshin familjarët e këngëtares.
Babai i Emmy-t tha për “A1 Report” se “do ndjekim të gjithë hapat ligjorë. Vendimi është i padrejtë. Dihet botërisht që vajza ime është vrarë me dashje, dhe kjo është e vërtetuar edhe në dokumentet e Prokurorisë”.
Vetëm disa ditë më parë, Prokuroria dha konkluzionet në Gjykatën e Apelit, duke ndryshuar akuzën ndaj Kelmendit nga “vrasje nga pakujdesia”, në “vrasje me dashje”. Gjithashtu ajo kërkoi që çështja të rigjykohet, pasi ishin konstatuar shkelje dhe mangësi serioze. Megjithatë, Apeli dha sot vendimin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë dhe duke e cilësuar vrasjen aksidentale, por ndryshimi i vetëm është që vuajë pjesën e mbetur të dënimit.
Dosja penale e “vrasjes nga pakujdesia” e këngëtares Elsina Hidershaj është kthyer për gjykim më 2 prill të këtij viti.
Pas Gjykatës së Apelit, edhe Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e dënimit të biznesmenit Aziz Kelmendi me 2 vjet burg dhe ta kthejë çështjen për shqyrtim nga e para. Dosja iu kthye Prokurorisë së Tiranës me kërkesën që fashikulli të paraqitet në Gjykatën e Faktit të Tiranës për rigjykim. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, i gjithë procesi që u zhvillua në vitin 2011 duhet të bëhet nga e para.
Këngëtarja e njohur me emrin Emmy ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të datës 28 shkurt 2011. Ajo ishte plagosur rëndë nga biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi pranë pub “Venue” në Tiranë. Ngjarja, sipas Policisë së kryeqytetit, ndodhi pasi këngëtarja 21-vjeçare u tërhoq për disa metra zvarrë nga automjeti tip “Tuareg” me targë 612 KS 188, i drejtuar nga Kelmendi, ku ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur. Pak para ngjarjes ajo kishte debatuar ashpër me biznesmenin Kelmendi. Emmy u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën. Ajo iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe arriti të mbijetonte vetëm për pak orë, duke ndërruar jetën rreth orës 02:00 të datës 28 shkurt 2011, në reanimacionin e spitalit.
Redaksia Online
(b.g/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47